Page 48 - Demo
P. 48
– Tani do të kesh edhe Gilbertin në klasë, – tha Diana, dhe ai është mësuar të jetë në qendër të vëmendjes. Gilbert Blithi është ulur në rreshtin tjetër, Ana. Shikoje dhe më thuaj nëse të duket simpatik apo jo.Ana vështroi nga i thanë. Dhe pati një shans të mirë për ta bërë këtë, se Gilbert Blithi në fjalë ishte i zhytur kokë e këmbë duke mbërthyer tinëzisht gërshetin e gjatë e të verdhë të Rubi Gillisit në pjesën e prapme të karriges së saj. Ai ishte një djalë i gjatë, me flokë të dredhur bojëkafë, me sy të kaltër lodrues dhe me gojën ku vizatohej një buzëqeshje ngacmuese. Rubi Gillisi bëri të ngrihej për t’i treguar një problem matematike mësuesit, por ra përsëri në vendin e saj duke kujtuar se iu shkulën flokët nga rrënjët. Të gjithë kthyen kokën nga ajo dhe zoti Filips e vështroi rreptë. Gilberti e kishte zhdukur karficën dhe po lexonte librin e historisë me fytyrën më serioze në botë. Po, kur rrëmuja u fashit, ai vështroi Anën dhe i shkeli syrin me një shpoti të patregueshme.– Them se Gilbert Blithi është i bukur, – i tha Ana Dianës, – por mendoj se është shumë i paturpshëm. Nuk është sjellje e bukur t’i shkelësh syrin një vajze që nuk e njeh.Por, ende s’kishte ndodhur gjë në të vërtetë. Jo, deri atë pasdite.Zoti Filips ishte kthyer sërish në fund të klasës për t’i shpjeguar një problem në algjebër Prisi Endrjusit, dhe pjesa tjetër e nxënësve po bënte ç’u donte qejfi. Glibert Blithi po përpiqej ta detyronte Ana Shirlin të shikonte nga ai, por po dështonte krejtësisht, sepse Ana në atë çast ishte e zhytur në harresë të plotë. Me mjekrën mbështetur në duar, sytë të ngulur në kaltërsinë e shkëlqyer të “Liqenit me Ujëra të Shndritshme”, që i ofronte dritarja nga perëndimi, ajo po endej larg, në një ëndërrim të mrekullueshëm. Gilbert Blithi nuk ishte mësuar me një dështim të tillë. Ajo duhet ta shikonte atë, ajo kokëkuqja Shirli, me mjekrën e vogël me majë dhe me sytë e mëdhenj, siç nuk i kishte asnjë vajzë tjetër në shkollën e Ejvonlit.Gilberti eci midis rreshtave, kapi fundin e bishtalecit të gjatë e të kuq të Anës, e ngriti lart dhe tha me një pëshpërimë fishkëllyese:– Karotë! Flokëkuqe!ANA FLOKËKUQJAPara leximitRomani “Ana flokëkuqja” e bëri të njohur në mbarë botën autoren kanadeze, Lusi Mod Montgomeri. Ana Shirli, jetimja me flokë të kuq, me quka në hundë dhe gjuhën brisk, është trembëdhjetë vjeçe kur paraqitet në shtëpinë e Marilës dhe të Metjusë. Pavarësisht një keqkuptimi me jetimoren, ata e mirëpresin Anën.Në fragmentin e mëposhtëm, portreti dhe personaliteti i saj ngacmojnë kureshtjen e Gilbertit, djalit të pashëm dhe të pëlqyer nga vajzat e klasës, por njohja e tyre nuk është aspak e mbarë. Ai që rrëfen ngjarjen quhet rrëfimtar. Rrëfimtar mund të jetë: autori ose personazhi. Ngjarja mund të rrëfehet në vetën e tretë ose në vetën e parë. Lusi Mod Montgomeri(Lucy Maud Montgomery, 1874-1942)Shkrimtare kanadeze, e njohur për romanin e dashur për fëmijë, “Ana flokëkuqja”. Dallohet për stilin e këndshëm të rrëfimit, mjeshtërinë e përshkrimit të personazheve dhe ndjesitë pozitive që përcjell nëpërmjet pasqyrimit të historive të thjeshta të jetës së përditshme. Disa nga veprat e saj janë: “Ana e shtëpisë së ëndrrave”, “Vajza e historive”, “Xhejni” etj. 46

