Page 49 - Demo
P. 49
FjalorAtëherë Ana e vështroi e hakërryer. Dhe bëri më shumë se thjesht një vështrim. Brofi më këmbë, ndërsa fantazimet e saj të shndritshme u shkërmoqën, i hodhi një shikim të indinjuar e shkreptitës Gilbertit dhe me sy të përlotur bërtiti e zemëruar.– Djalë i poshtër, i urryer...! Si guxon?Nxënësve të shkollës së Ejvonlit gjithmonë u pëlqenin skenat. Dhe kjo ishte një ndodhi veçanërisht e këndshme. Të gjithë ia bënë “Oh!” me një adhurim të tronditur. Diana mbeti gojëhapur nga habia.Zoti Filips eci midis rreshtave dhe u drejtua nga Ana.– Ana Shirli ç’do të thotë kjo? – pyeti ai me zemërim.Ana nuk ktheu përgjigje. Po kërkohej shumë prej saj. Ajo nuk mund të tregonte para të gjithë shkollës se ai e kishte quajtur “karotë”. Ishte Gilberti ai që foli me vendosmëri.– Ishte faji im, zoti Filips. Unë e ngacmova.Zoti Filips nuk i kushtoi vëmendje Gilbertit.– Më vjen keq të shoh që një nxënëse imja sillet në mënyrë të tillë, – tha ai me një ton solemn, sikur vetë fakti i të qenit nxënës i tij duhet të çrrënjoste të gjitha ndjesitë e këqija nga zemrat e fëmijëve të papërsosur.– Ana, shko dhe qëndro në platformën para dërrasës së zezë, gjatë pjesës tjetër të pasdites. Ajo u bind, me fytyrë të zbardhur e të vendosur. Zoti Filips mori një shkumës dhe shkroi në dërrasën e zezë mbi kokën e saj:“Ana Shirli ka një karakter shumë të keq. Ana Shirli duhet të mësojë të kontrollojë veten”, dhe pastaj e lexoi me zë të lartë në mënyrë që edhe klasa e abetares, që ende nuk kishte mësuar të lexonte, ta kuptonte atë.Ana qëndroi përpara dërrasës së zezë gjithë pjesën tjetër të pasdites, me atë shkrimin sipër kokës së saj. Ajo nuk qau, as nuk e vari kokën. Zemërimi ishte ende shumë i nxehtë në zemrën e saj dhe i dha forcë gjatë gjithë asaj agonie poshtërimi.shans – mundësi.u fashit – këtu: u largua.shpoti – tallje, përqeshje; qesëndi.brof – ngrihem menjëherë më këmbë.solemn – serioz dhe madhështor.platformë – vend i rrafshët, pak i ngritur nga toka.agoni – gjendje e rëndë dhe e pashpresë e diçkaje.Përmbajtja është jeta e pasqyruar në një krijim letrar (subjekti, idetë, tema, personazhet), ndërsa forma është mënyra se si pasqyrohet kjo jetë. Përmbajtja dhe forma janë të lidhura në çdo rast. 47

