Page 50 - Demo
P. 50


                                     STUDIM TEKSTI Kur mbaroi mësimi, Ana doli jashtë duke e mbajtur lart kokën e saj të kuqe. Gilbert Blithi u përpoq ta ndalte te porta e hyrjes.– Më vjen tmerrësisht keq që u talla me flokët e tu, Ana! – pëshpëriti ai me keqardhje. – Ndershmërisht ta them, më vjen keq. Hë tani, mos më mbaj inat.Ana i kaloi pranë pa e përfillur fare, sikur as e kishte dëgjuar, as e kishte parë.– Oh, si munde ta bësh këtë, Ana?! – foli Diana gjysmë me qortim, gjysmë me admirim.– Unë nuk do ta fal kurrë Gilbert Blithin, – tha Ana e vendosur.Kuptojmë tekstin 1 Vendosni në alternativat e sakta, të cilat janë pohime lidhur me përmbajtjen e pjesës.Diana i tregon Anës Gilbert Blithin, qendrën e vëmendjes së të gjitha vajzave.Ana mendon se Gilberti është djalë i pashëm dhe i sjellshëm.Gilberti përpiqet të tërheqë vëmendjen e Anës, por pa sukses.Ana është përhumbur në ëndërrimet e saj.Gilberti e fyen Anën duke përqeshur ngjyrën e kuqe të flokëve të saj.E revoltuar, Ana largohet nga klasa.Zoti Filips e dënon Anën, pa kërkuar shkakun e sjelljes së saj.Gilberti, i cili e ndien se ka gabuar, i kërkon falje Anës.Ana dëshiron me gjithë shpirt ta falë Gilbertin, por e ka të pamundur.Analizojmë tekstin 2 Në tabelë janë vendosur disa nga shprehjet e përdorura në fragment për Anën. Çfarë cilësish të saj vënë në dukje ato? Plotësoni kolonën përkatëse.Shprehjet Cilësitë e personazhitNuk është sjellje e bukur t’i shkelësh syrin një vajze që nuk e njeh.…ajo po endej larg, në një ëndërrim të mrekullueshëm.Ana e vështroi e hakërryer.Ajo nuk qau, as nuk e vari kokën.Ana doli jashtë duke e mbajtur lart kokën e saj të kuqe.Unë nuk do ta fal kurrë Gilbert Blithin.__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________Gjuha e tekstit  3 Shkruani kuptimin e drejtpërdrejtë të këtyre shprehjeve të figurshme:e zhytur në harresë të plotë _________________________________________________fantazimet e saj të shndritshme ______________________________________________ Zemërimi ishte ende shumë i nxehtë në zemrën e saj dhe i dha forcë gjatë gjithë asaj agonie poshtërimi ________________________________________________________Reflektojmë rreth tekstit 4 Si e vlerësoni sjelljen e Gilbertit me Anën? Vëreni veten në vend të njërit prej personazheve. Kush jeni? Ana GilbertiSi do të kishit vepruar ju?Shkrim krijuesShkruani një mbyllje tjetër për fragmentin, duke ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve.48
                                
   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54