Page 51 - Demo
P. 51
1 Lexoni fragmentin, diskutoni rreth situatës që përshkruhet dhe përcaktoni çështjen që trajtohet.– Ana, – tha ai me nxitim, – dëgjo pak. Nuk mund të jemi miq të mirë? Më vjen shumë keq që u talla me flokët e tu atëherë. Nuk doja të të mërzitja, e bëra vetëm për shaka. Pastaj, ka kaluar shumë kohë që atëherë. Mendoj se tani i ke flokët mrekullisht të bukur... vërtet. Le të bëhemi miq.Për një çast, Ana ngurroi. Por asaj ende nuk i kishte ikur nga mendja ngjarja e vjetër. Skena e dy viteve më parë iu shfaq aq e gjallë para syve, si të kishte ndodhur një ditë më parë. Gilberti e kishte quajtur “karotë” dhe e kishte turpëruar përpara të gjithë shkollës. Mëria e saj, e cila të tjerëve dhe më të mëdhenjve se ajo do t’u dukej aq për të qeshur, sa edhe shkaku i saj, me sa duket nuk ishte zbehur aspak me kalimin e kohës. – Jo, – tha ajo ftohtë, – nuk do të bëhem shoqja jote, Gilbert Blith.2 Si mendoni, a duhej ta falte Ana Gilbertin? Jepni argumente pro dhe kundër.3 Diskutoni në grupe për marrëdhëniet që keni me shokët apo shoqet tuaja që kanë tipare të veçanta (ngjyra e flokëve, ngjyra e lëkurës, e syve). Tregoni raste.4 Në jetën e përditshme ndeshemi shpesh me përcaktimet e mëposhtme dhe me plot të tjera të ngjashme.Profesione për djem Profesione për vajzaSporte për djem Sporte për vajza Veshje për djem Veshje për vajzaEmra për djem Emra për vajzaShprehni mendimin tuaj për vajzat që ushtrojnë profesionet e djemve dheanasjellas.Shprehni mendimin tuaj për vajzat që luajnë sportet e djemve dhe anasjellas.Djem dhe vajza Flasim49

