Page 53 - Demo
P. 53


                                    Të rrëfeni një përvojë personale, do të thotë jo vetëm të tregoni në vetë të parë faktet dhe ngjarjet që vendosen në një hapësirë dhe kohë të mirëpërcaktuar, por mbi të gjitha të shprehni përjetimet dhe ndjenjat tuaja, duke ia transmetuar këto lexuesit në mënyrë sa më origjinale.Për të shkruar sa më mirë rrëfimin e një përvoje personale, sigurohuni që shkrimi të ketë: hyrjen, zhvillimin dhe mbylljen. Për realizimin e secilës prej këtyre etapave, ndiqni udhëzimet e mëposhtme.Hyrja Duhet të jetë e shkurtër, të paraqesë përvojën që do të rrëfehet dhe të tërheqë vëmendjen e lexuesit.Zhvillimi 	Tregohet në mënyrë të qartë kur dhe ku ka ndodhur ngjarja dhe cilët janë personazhet.	Rrëfehen faktet dhe ndodhitë sipas rrjedhës së tyre në kohë.	Ndërthuren paragrafët që rrëfejnë me ata që përshkruajnë.Mbyllja Zgjidhni midis: 	një mbylljeje, e cila komenton ndjenjat, opinionet, përjetimet në përputhje me përvojën e jetuar e të rrëfyer;	një mbylljeje, në të cilën shprehen përjetimet personale duke përdorur batuta, fraza interesante, që i lënë lexuesit një shije të mirë të asaj që lexon. Pasi keni shkruar rrëfimin, rilexojeni atë së paku dy herë, për të verifikuar përmbajtjen dhe formën, duke ndërhyrë në rastet e duhura.Për të verifikuar përmbajtjen, mund të mbështeteni në këto pyetje: A ka lidhje me titullin përvoja e rrëfyer? A janë të lidhura mes tyre ndodhitë e rrëfyera, jo vetëm në renditjen kohore, por edhe në atë logjike? A ka përshkrime dhe përjetime? A ka ide, koncepte, informacione, të përsëritura apo të panevojshme, të cilat duhen eliminuar? A janë trajtuar në mënyrë të ekuilibruar tri pjesët e rrëfimit (hyrja, zhvillimi, mbyllja)? (Pra, a kanë gjatësinë e duhur, në raport me njëra-tjetrën?)Për të verifikuar formën, mund të mbështeteni në pyetjet e mëposhtme. A keni përdorur gjuhën e duhur për të shprehur emocionet dhe ndjenjat tuaja? A janë të lidhura saktë fjalitë me njëra-tjetrën nëpërmjet fjalëve lidhëse? A janë përdorur në kohën e duhur foljet gjatë rrëfimit? A përputhen në numër emrat, mbiemrat dhe përemrat e përdorur?Shkruajmë Një rrëfim personal51
                                
   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57