Page 54 - Demo
P. 54


                                    Më poshtë është paraqitur në mënyrë grafike struktura e tekstit rrëfimtar. Lexoni rrëfimin e mëposhtëm, i cili është shembull i një përvoje personale.U ngrit. Vështroi rreth e rrotull. U ngritëm edhe ne. Ai nisi të ecte. Edhe ne pas tij. Nisëm të shkelnim në vend të fortë. Po i ngjiteshim një të përpjete me shkallë. Arritëm në një shpellë të vogël. Në hyrje kishte shumë shtylla. Hymë brenda. Dyshemeja ishte me kalldrëm. Shpella dukej si një dhomë, se kishte kamare, potone, mindere guri dhe një shtrat.Fenerët që mbanim në duar, ngriheshin e uleshin siç ngrihej dhe ulej vela e kureshtjes sonë për ato që shikonim.Kapedani ynë u mundua shumë sa e çeli atë kamare të gjatë si qivur. Ishte një kanavetë e bërë me trung të prerë e të gdhendur bukur.– Gëëërrr! – bëri kapaku kur u hap.– Më ndihmoni! – u dëgjua zëri i Lolos.– Sa i rëndë ishte kapaku! Si plumb! Tetë duar e mbanim. Kurse duart e Lolos preknin gjëra të çuditshme: një shpatë, një mburojë, helmetë… dhe një libër të madh prej papirusi të fortë.Lolja, kapedani ynë, mori këtë libër gjigant. Mezi e ngriti. Kur u largua pakëz, urdhëroi:– Mbylleni!– Ne e mbyllëm kanavetën. Dhe iu afruam Lolos, që e kishte shtrirë librin e madh mbi një poton.Ai gati sa s’fluturonte nga gëzimi. Çeli disa faqe dhe u kthye nga ne:– Është historia e Shpellës së Piratëve!“Shpella e piratëve”, Petro MarkoFtesë për të krijuar tregimin tuajZgjidhni njërën nga situatat e mëposhtme dhe rrëfeni për një ndodhi tuajën. Në familje ndihesh mirë, por herë pas here të ndodh të diskutosh apo debatosh me dikë prej pjesëtarëve.  Një dështim në shkollë ju ka mësuar të bëheni më syçelët. Ajo ishte dita kur patët vërtet fat.Paraqitja epersonazheve dhe e problemeveZhvillimi i personazhevedhe i ngjarjevePika kulmore, me shumë emocion dhe tensionRënia e tensionitThurja e ngjarjesZgjidhjaRritja e tensionit52
                                
   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58