Page 55 - Demo
P. 55
PLAKU I YLYNECITPara leximitFragmenti i mëposhtëm është shkëputur nga proza me elemente fantastike “Plaku i Ylynecit”, e autorit Lumo Skëndo. Në të flitet për mërgimtarin që kthehet në atdhe dhe që në ndalesën e tij të parë ndeshet me një “plak të moçëm”. Nga biseda me të dhe pamjet që ka përballë, kuptojmë se ai sheh dy realitete, Shqipërinë e djeshme dhe atë të sotme. Autori përcjell mesazhin se Shqipëria qëndron mbi çdo fat që i ka sjellë koha.... Përpara meje ish shkëmbi i Ylynecit! Një pirg i trashë, i madh, madhështor, me një bukuri t’egër e të çudiçme. Përnjëherë shkëmbi u hap dhe goj’e zez’ e një dere mbeti e çelur.S’dinja ku ishe, kisha mbetur në habi, kur një plak doli nga shkëmbi. Kish mjekër të bardhë si dëborë mali, syt’ e kaltërt si ujët e Vjosës. Sa vjeç do qe? A ish gjashtdhjetë, nëntdhjetë, apo njëqind? Apo dyzetë? Se nën flokë të bardhë, kish fytyrën e një djaloshi, plot shpirt e shëndet në sytë dhe në faqet e tij.– Jam plaku i Ylynecit, – më tha edhe më zuri prej dore, si një mik i vjetër, si një shok djalërie. Pastaj më shikoi në sy. Çudi, ëmbëlsia dhe bashkë me të hidhërimi, butësia dhe keqësia që ishin në këta sy. Ahere i vura re: kish veshur një palë rroba të holla, një farë nape të gjatë, po të bërë me fije të ndryshme që ngjanin të hekurtë! Edhe nga fund’ i napës pashë këmbët e çelnikta – po të vogëla e të bukura – të plakut, me thonjë prej rame! Më dukesh se ëndëronja, po s’isha fare i çuditur.– Ç’ka aty brenda? – pyeta.– Do të shohësh? Eja!Edhe më zuri prej dore: m’u duk se një frymë, një dredhje gjallimi më rendi në dejet. Kur u qasmë te dera, një mjegull e errët, një tym i hidhur më zuri sytë dhe më dogji gurmazë. Po plaku më preku me dorë, dhe atë çast sytë m’u kthielluan. Vështrova dhe pashë gjëra të tmeruara!(a) Poshtë, atje poshtë, fare thellë shkëmbit, kish një shpellë të gjerë, të hapur si një gojë skëterre. Atje ish një shesh mbuluar me gërmadha, me gremina: mure të rrëzuara, gurë të përndarë, lisa të shtrirë mbërdhe, hithra të mëdha si lisa; edhe në mes të gjithë këtyreve, nën çdo gur, rrëzë çdo hithre, kufoma, kufoma dhe eshtëra njerëzish, skeletë të tërë dhe të copëtuar, të hedhur shoq mi shoq, të përzjerë me skelete kafshësh, pirge, pirge! Edhe mbi të një gjëllimvdekjeje ish çfaqurë: krimba, perçollakë, gjarpërinj po shtriheshin e shkaraviteshin me gaz të math, duke tundur këto eshtëra, po venin gërmadhë, si në një pelegrin mortjeje, herë mbi skeletë, herë mbi hin’ e trashë që kish mbuluar këtë truall të vdekshëm. Më nj’anë ish një pellg, mbase një det, po i zi e i trumbull, si baltë dhe si serë; njerëz të mbytur, plaçka të thyera, rroba të çqyera.Fjalorpirg – grumbull.ahere – atëherë. gjallimi – jeta, të jetuarit.rendi – rodhi. rame (huazim) – bakri. qasem – afrohem.gurmazë – gypi i ushqimit nga goja në stomak.kthielluan – u qartësuan.gjëllim – jetesë.çfaqurë – shfaqur, duket. perçollakë – akrep. pelegrin – ai që shkon në vend të caktuar, në kohë të caktuar, në vende të shenjta. çqyera – shqyer, i grisur. Midhat Frashëri (1880-1949)Publicist, shkrimtar, përkthyes dhe albanolog, i cili është njohur në letërsinë shqiptare me pseudonimet Lumo Skëndo e Mali Kokojka. Ka qenë veprimtar i Rilindjes Kombëtare dhe kryetar i Kongresit të Manastirit. Ka shkruar e botuar në shqip e frëngjisht vepra letrare, eseistike e kritike. Ndër to, përmendim: “Hi dhe shpuzë”, “Naim Be Frashëri”, “Fati i Shqipërisë” etj.53

