Page 56 - Demo
P. 56
Fjalorhuruvejkë – kukuvajkë.të ngjethur – dridhje e trupit.luadh – livadh, fushë plot jetë. tekdo – kudo.lëvrinin – lëviznin shpejt. shokëri – shoqëri.dhenë – dheu, toka. Mori dhenë, u përhap.Një pluhur i mugët po mbulonte këtë shpellë të vdekjes dhe mbi një kullë gjysmë të rrëzuar pashë një huruvejkë me sy të mbëdhenj e rrumbullakë.Plaku më tha:– Kanë rrojtur; tani më s’janëNjë dridhje më nxitoj mbi trupt të ngjethur.(b) – Tani shiko edhe këtu.Plaku më kish zënë prej krahu, më ktheu më të djathtë pak: Një fushë e gjerë ish hapur përpara syvet të mij.Pashë një copë qiell fare të kulluar mbi këtë fushë, dhe era m’u duk e mbushur me një aromë të hollë. Luadhet, brigjet, kopshtet e këtij vendi m’u duknë të gjelbëruar dhe tekdo lule, pemë, drurë dhe vijëra me ujë, me atë ujë që jep shpirt, shëndet, gaz dhe gjallim.Nje shumicë qytetesh të zbukuruara kishin dalë nga kjo tokë pjellore dh’e bekuar. Edhe tekdo njerëz të gjallë po lëvrinin, po vinin e vinin, me një punëtorësi të palodhur; atje kafshët bënin një shokëri gëzimi, edhe të gjithë tok, njerëzit dhe kafshët po punonin dhenë, dhen’ e bekuar që ushqen dhe gëzon. Aty këtje, nga qytetet e zbukuruara një tym i kaltërt po lartësohesh drejt qiellit, jo tym prishje dhe rrëzimi, po tym pune plot bekim.– A po i sheh? – tha plaku. – Po rrojnë.54

