Page 57 - Demo
P. 57


                                    – Cilët, ç’janë, ç’më thua?...– Njerëzit, njerëzija; atje ishin ata që rrojtnë dhe vdiqnë, dhe ata që vdiqnë pa rrojturë: të dështuarët. Këtu ata që po rrojnë, që po gëzohen dhe shtohen.Vajta të flas, po Plaku ma preu fjalën.– Këtu e kam; shikoje! – dhe më preku me dorë në ballët.Një djepe e vogël me një foshnjë të bukur. Foshnja sapo ish zgjuar nga gjumi dhe kish hapur syçkat e bukur si dy këngoj të çkëlqyer; një dorë të butë dhe të kuqe si trëndafil, e kish shpënë në gojë.– A po sheh? – më pyeti Plaku. Edhe mbi djepët, në krye të foshnjës, këndova me shkronja të çuditshme SH.Q.I.P.R.I.J.A.Shikova plakun me mirënjohje: fytyr’ e tij m’u duk me një ëmbëlsi të pafuntme.Po, o tmerr! Ahere vure re se djepeja ish vënë mbi një mur të hollë si kartë, si presë brisku; mënjanë murit ish ay vënt’ i shkretuar i vdekjes, dhe n’anë tjatër luadh i bukur i rrojtjes. Edhe djepeja po tundesh në të dy anët, si një zemberek sahati.M’u duk se zëmra më qëndroi në kraharor, m’erdhi sikur më ngriu gjaku në rrëmbat. Një frikë më zuri: vallë ku do të bjerë, në hi dhe në serë të kësaj skëterre, apo në luash me bar të njomë t’asaj bote me shpresë. Edhe pa dashur zgjata dorën.Po një gjë e fortë më shtrëngoi krahun.– Qëndro!Shkëmbi u mbyll përnjëherë dhe nuk mbeti veçse faq’ e ftohtë dhe’ e fortë e tij. Edhe Plaku më shikoi me sy t’ashpër e të ftohtë: përnjëherë ish çdukur ëmbëlsi e tij dhe tani kish marrë një fytyrë të keqe e të ngrirë; ahere i vura re se dhe dor’ e tij që më dërmonte krahun, ajo dorë që m’ish dukur aq’ e bukur dh’e butë, ish prej guri dh’e ftohtë. Edhe me tmerr e pyeta:– Po ti, ti cili je? Të njoh, të di, të kam parë, po thuamë kush je?Plaku më lëshoi krahun, hoqi dorën: i kishte lyer me gjak gishtërinjtë; fytyra i mori një ekspresi të gurtë, shtati j’u rrit akoma. Tani m’u duk si një gjigant, dhe sikur po e shihnja për herën’ e parë fare. Pastaj foli mengadalë:– Jam Koha. Jam i keq dhe i mirë. Kam nomet e mij. Kam vdekjen dhe gjallësinë. Brenda në këtë shkëmb po ruaj botën. Sa gjëra kanë ardhur e kanë shkuar gjer më tani! Sa popuj kanë lindurë dhe kanë vdekur! Sa yj, sa diej, sa dhe kanë shkëlqyerë dhe janë fikur. Sa gjëra kam parë, sa gjëra di, sa gjëra shoh. E sheh, vetëm Vjosa të kish gojë do të thosh një mijë gjëra. Kjo Vjosë plakë sa ngjarje ka dëshmuar. Ajo ka parë çetat e Pellazgëvet, ushtërit e Pirosë, legjonet e Romanëve q’u – goditnë me Filipin, ushtarët e Skënderbeut, allajet e Tyrqeve, njerëzit e Ali Tepelenit, shokët e Tafil Buzit… edhe gjithënjë po ushton e rënkon, se ka parë shumë të këqija, ka vuajtur shumë, i ka ardhur shumë keq, ka qarë. Po edhe ajo është si unë: e kam motër dhe shikon e vuan, po nuk ndërron dot gjë.Fjalorvënt – vend.zemberek – rrip metali i hollë si rreth, që vë në lëvizje orën.rrëmbat – degë e hollë.luash – fushë.cdukur –zhdukur.ekspresi (huazim) – shprehi. nome – zakone, ligje. 55
                                
   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61