Page 59 - Demo
P. 59


                                    Peshkatari plak na hodhi një sy të gjithëve.– E shikoni atë? – dhe na tregoi me dorë hyrjen e çuditshme të Shpellës së Piratëve. – Atje, deri sot, nuk ka mundur të hyjë njeri! Unë jam munduar disa herë të futem, por nuk ka qenë e mundur… E shikoni, aty në fund? Uji i detit hyn deri në një vend, në një ngushticë si kanal. Njëzet metra më thellë, ngrihet një pllakë, si pengesë për hyrjen e mëtejshme. Unë e arrita me not pllakën! Shpella është e lartë. Po, më e lartë se direku i karavës më të madhe. Unë s’kam parë bukuri të tillë. Si në ëndërr më dukej. Vendosa të shkoj më tutje. U hodha në det, tej pllakës. Uji kishte mijëra ngjyra, se drita hynte nga shumë guva të larta e të dendura. Ç’të shihje, more djem! Gaforre sa një samar! Breshka sa një gomar! Nxora thikën. Notoja lehtë e më lehtë. Po deri brenda në shpellë s’kishte të sosur. Kur arrita deri në një vend, m’u duk sikur dëgjova një zë si bubullimë: “Ej, ku shkon?”U ktheva përsëri. Kur dola nga u nisa, duke parë diellin e bukur që perëndonte, duke parë rrugën e ndezur që më kishte shtruar dielli mbi det, m’u duk sikur vija nga një botë tjetër. U ngopa me erën e jetës dhe me shpejtësi delfinësh arrita, ja, këtu ku jemi tani.Heshti. Tundi kokën.– Siç duket piratët hynin deri te pllaka me felluke të ngushta, të gjata e të shpejta. Pastaj felluket i ngrinin, i kalonin përmbi pllakë dhe i lëshonin në detin fantastik të shpellës. – Piratët? Po ç’ishin piratët? – pyeti Lulja.– Piratët… Po… piratët ishin kusarë deti…vinin nga brigjet e largëta me felluket e tyre të shpejta, rrëmbenin bagëtinë, digjnin fshatrat, plaçkitnin ç’të gjenin… Gjyshërit tanë luftonin me ta. I prisnin me shigjeta e me ushta, me gurë e me serë të shkrirë e të ndezur. Vinin mijëra piratë dhe ktheheshin shumë pak, të shpartalluar. Rreziku i piratëve i detyroi stërgjyshërit tanë të krijonin togje dhe legjione detarësh trima, me ZBULIMI I NJË TË FSHEHTE SHEKULLOREPara leximitA keni lexuar apo dëgjuar për piratët?Prezantohen në klasë materiale të ndryshme rreth piraterisë në kohën e sundimit romak.Pjesa është shkëputur nga romani “Shpella e piratëve”, i autorit Petro Marko. Në qendër të rrëfimit është një grup fëmijësh të guximshëm që gjatë ekspeditës së tyre përballen me të papritura, zbulojnë plot të fshehta që i takojnë një kohe të shkuar. Shoqëruesi i tyre është një peshkatar plak, i cili i frymëzon dhe i ndihmon në aventurat që ia lënë vendin njëra-tjetrës.karavë – anije e vjetër me tre direkë e me vela.felluke – varkë druri e vjetër.togje – grupe.legjion – njësi të veçanta.FjalorPetro Marko (1913-1991)Shkrimtar, publicist dhe gazetar. Krijimtaria e tij shquhet për realizmin e thellë dhe idealet e larta patriotike. Disa nga veprat më të njohura janë: “Hasta la vista”, “Qyteti i fundit“, “Një emër në katër rrugë”, “Ara në mal” , “Nata e Ustikës”, “Shpella e piratëve” etj. 57
                                
   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63