Page 60 - Demo
P. 60
felluke të shpejta. Porsa shihnin që nga maja e Çikës, atje lart, piratët duke ardhur, ndiznin një zjarr si shenjë alarmi. Kapedanët e fellukeve tona, me të parë zjarrin, me shpejtësi delfini, lëshoheshin drejt perëndimit dhe ndesheshin burrërisht me piratët.Dhe atëherë kur armiku ishte shumë i madh, tanët ktheheshin dhe me marifet e shpejtësi futeshin në këtë Shpellë. Aty felluket e piratëve nuk mund të futeshin, se luftëtarët tanë u rrokullisnin gurë të mëdhenj që sipër nga shkëmbi.Piratët prisnin të dilnin nga Shpella felluket tona, por ato nuk dilnin. Piratët kujtonin se tanët, patjetër, do të kishin vdekur nga etja dhe uria, prandaj hidheshin në zall e fillonin të ngjiteshin në fshat. Mirëpo, me të hedhur këmbët për në shkallët e monopatit, luftëtarët tanë që ishin futur në Shpellë me felluket, u dilnin përpara dhe u vërsuleshin me tërbim.– Po si ndodhte kjo? – pyeti Loloja i habitur.– Këtu qëndron e fshehta e Shpellës së Piratëve.Peshkatari nuk lodhej së foluri:– Këto që po ju tregoj unë, kisha vendosur t’i merrja me vete në fund të detit… po më mirë po ua lë juve, se ju jeni trima, ju jeni stërnipërit e gjyshërve tanë kapedanë. Siç duket, nga Shpella e Piratëve do të ketë patjetër ndonjë dalje shumë të largët, përtej bregoreve. Siç më tregonte plaku im, në Shpellë qëmoti futej një ujk deti, që quhej kapedan Gjik Mëhill Mërkur Gjonbaba. Dhe thuhej se na ishte stërnip i të famshmit kapedan Gjonbaba. Që thoni ju, more djema, ky trim, kapedan Gjikë Gjonbaba, që guxonte të futej shpeshherë në shpellë, na paskësh thënë se nga e majta e Shpellës është një shkallë e në fund të shkallës një hyrje. Atje na paska ndezur një direk karave prej pishe, e si e ndezi, doli menjëherë jashtë, hipi në majë të Karavait, atje lart, dhe vuri re në çdo skutë, se mos dilte monopat – shteg i ngushtë.hon – gropë e thellë me anë të thepisura, greminë, humnerë.FjalorRrëfimet me aventura paraqesin ngjarje reale ose fantastike, me plot të papritura. Veprimet kanë rrjedhë të shpejtë, shpeshherë me humor. Ngjarjet zhvillohen në vende të çuditshme, të largëta, p.sh: ishuj, pyje të pazbuluara etj. Ato mund të trajtojnë ndodhi të jetës së përditshme, ose ndodhi të pazakonta. 58

