Page 61 - Demo
P. 61
gjëkundi tym. Dhe, siç thotë gojëdhëna, tymi doli nga e majta e fshatit të vjetër. Zbriti nga maja e Karavait, shkoi atje ku dilte tymi dhe gjeti daljen e Shpellës së Piratëve. Unë kam shkuar shpeshherë atje. Nuk mund t’jua tregoj more djema se ç’çaste fantastike ka atje nën grykën e daljes.– Po a mund të shkojmë ta shohim? – e pyeti Loloja.– Është shumë e lehtë; mund të shkoni kur të doni. Por, me kujdes, mos hyni thellë, se do të rrëzoheni në një hon të errët, ku ka mijëra e mijëra lakuriqë nate. Thonë se kapedan Gjikë Gjonbaba u fut për të dalë në grykë, po s’doli më. Dhe që atëherë, more djem, s’ka guxuar më njeri që të futet…– Ne do të futemi dhe do të dalim! – thirri Loloja. STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Lexoni pjesën dhe përgjigjuni pyetjeve:Çfarë u rrëfen detari plak fëmijëve?Cilët janë piratët?Si vepronin ata për të hyrë në shpellë?Si vepronin të parët tanë për t’uvetëmbrojtur nga piratët?Cila është e fshehta e Shpellëssë Piratëve?Për çfarë zotohen fëmijët?Interpretojmë tekstin 2 Çfarë cilësish të fëmijëve tregon fraza: “Ne do të futemi dhe do të dalim”?Po ju, a keni ndërmarrë nisma të tilla?Vetëm apo në grup?Analizojmë tekstin 3 Plotësoni hartën e personazheve të pjesës.Personazhi Si është? Çfarë thotë? Çfarë bën? Ku duket kjo?Gjuha e tekstit 4 Shpjegoni kuptimin e frazave të mëposhtme dhe përcaktoni ç’figura letrare janë ato. U ngopa me erën e jetës. ___________________________________________________Kisha vendosur t’i merrja me vete në fund të detit. _______________________________ 5 Cilat teknika shprehëse ka përdorur autori për të mbajtur lart tensionin e rrëfimit? Vendosni në përgjigjet e sakta. Fjalitë e thjeshta dhe të shkurtra. Fjalitë e gjata që tregojnë veprime të ngjeshura. Situata të papritura që lënë në pritje lexuesin. Gjuhë të pasur figurative.Reflektojmë rreth tekstit 6 Krahasoni strategjitë luftarake të piratëve dhe të luftëtarëve tanë. 7 Cilat detaje ju bëjnë më shumë përshtypje? Detyrë Paraqitni me shkrim apo me ilustrime, informacione dhe fakte për temën: “Shpella e piratëve”. 59

