Page 62 - Demo
P. 62


                                    Tomi vazhdonte të lyente murin pa e çarë kokën fare për vaporin. Benin, kjo gjë e çuditi shumë, prandaj s’iu ndenj pa folur:– Eh, ta marrë djalli, më në fund e ndaluam në skelë, se na mori shpirtin.Po askush nuk iu përgjigj. Tomi e shikoi njëherë murin me syrin e një piktori, pastaj i ra së dyti me një furçë dhe u ul i kënaqur me rezultatet e punës së vet. Beni iu afrua dhe u ngjit pas tij. Tomi kapërdiu pështymën, se i lëshoi goja lëng kur i pa mollën, por prapë vazhdoi punën me këmbëngulje. Më në fund, Benit s’iu durua:– E, or plak? Të paska zënë rrota bishtin?Tomi u kthye nga ai dhe iu përgjigj:– Ah, ti qenke Ben? Nuk të vura re.– Dëgjo, unë do të vete të lahem, ti do të vish, apo jo? Apo do të punosh? Po sigurisht, s’do mend, puna është më e bukur!Tomi e shikoi Benin me vëmendje dhe e pyeti:– E ç’quan punë, ti?– Ja, këtë që po bën! Mos vallë kjo s’është punë?Tomi filloi përsëri të lyejë dhe iu përgjigj shokut si me përbuzje:– Ç’na the, dhe ti! Është punë, s’është punë, unë di vetëm një gjë, që Tom Sojerit ajo i pëlqen shumë!– More, po mua s’ma hedh dot, – i tha Beni. – E di unë se sa të pëlqen ty të lyesh murin!Furça e Tomit vazhdonte të lëvizte qetësisht nëpër dërrasë.– E pse të mos më pëlqejë?... Më pëlqen që ç’ke me të! Se mos jam duke lyer përditë… Një herë në të rrallë të merr edhe malli.Fjalët e Tomit zunë vend. Beni pushoi së përtypuri mollën e vet. Tomi vazhdonte të lëvizte furçën, duke qëndruar kohë pas kohe për të shijuar rezultatet e punës, pastaj i binte dhe një herë përsipër me furçë dhe përsëri kënaqej duke parë; kurse Beni ndiqte çdo lëvizje të tij me gojë hapur, duke treguar gjithnjë e më shumë interes për lyerjen.Më në fund, Beni vendosi:– Tomi! Ma jep furçën të lyej edhe unë pak.Tomi u mendua. Në fillim, sikur s’qe dakord, po pastaj ndërroi mendje.BOJAXHIU FINOKPara leximitKrijoni një ngjarje të shkurtër, duke përdorur fjalët e dhëna: mur, furçë, dredhi, i varfër, shumë i pasur. Tregojeni atë para klasës.Kjo pjesë është shkëputur nga libri “Aventurat e Tom Sojerit”, i autorit amerikan, Mark Tuejn. Tom Sojeri paraqitet në këtë rrëfim me një aventurë sa të këndshme, aq edhe dinake. Tomi ka shpikur një mekanizëm të veçantë: i vë të tjerët të bëjnë punën e tij. Por, si e ka arritur ai këtë?skelë – vend në breg të detit, i ndërtuar për t’u afruar anijet që të ngarkohen e të shkarkohen.FjalorMark Tuejn (Mark Twain, 1835-1910)Shkrimtar dhe humorist amerikan. U bë i njohur pasi krijoi personazhet e Tom Sojerit dhe Hakëlberi Finit. Është vlerësuar nga kritika e kohës për humorin e tij të hollë. Ndër veprat kryesore, përmendim: “Aventurat e Tom Sojerit”, “Aventurat e Hakëlberi Finit”, “Një amerikan në oborrin e mbretit Artur”, “Princi dhe i varfri”, “Ditari i Evës” etj.60
                                
   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66