Page 63 - Demo
P. 63
Fjalor– Jo, Ben, nuk mundem! Kam frikë se teto Poli do të më shkulë veshët! Kjo është ana e rrugës dhe duhet lyer me kujdes. Sikur të ishte pjesa e brendshme e oborrit s’do të të thosha gjë, por ajo nuk të fal sikur të lyhet keq. E di se sa vështirë është të lyesh? Unë them se nga një mijë ose dy mijë fëmijë që ka qyteti ynë, vetëm dy veta mund ta lyejnë mirë.– Me të vërtetë?... Tomi! Më lër sa ta provoj pak. Aman, sa ta provoj… Po të kisha qenë unë, do të të kisha lënë, për sytë e ballit, do të të kisha lënë!– Beni, edhe unë do të të kisha lënë me gjithë qejf, por kam frikë se bërtet teto Poli. Edhe Xhimi deshi të lyejë pak, por ajo nuk e la. Pastaj erdhi Sidi, po edhe Sidin nuk e la. E sheh pra, si është puna?… Po e zëmë se të lashë… Po sikur…– Ç’thua, more Tom, unë do ta lyej me gjithë shpirt!... Ma jep sa ta provoj pak! A do të të lë gjysmën e mollës?– Mirë pra… por… jo, jo… Ben, nuk mundem, kam frikë.– Merre gjithë mollën!Tomi e lëshoi furçën nga dora si me pahir, po me gëzim të madh në zemër. Në atë kohë Beni filloi punën me djersë në fytyrë në mes të diellit, ndërsa artisti bojaxhi u largua nga puna e vet, u ul mbi një vozë nën hije dhe nisi të hajë mollën, duke lëvizur këmbët tërë qejf. Atë çast filloi të mendojë për planin e mëtejshëm të punëtorëve të sipërmarrjes. Dhe puna nuk mbaroi me kaq. Çdo minutë fëmijët vraponin në rrugë pranë tij, vinin për t’u tallur me Tomin, po në të vërtetë lyenin murin prej dërrase. Kur Beni u lodh, radhën e kishte blerë Billi Fisheri për një balonë të vjetër. Pas Billit, filloi të lyejë Xhon Mileri, që e kish blerë radhën me një pasqyrë të rrumbullakët, dhe kështu, njëri pas tjetrit, edhe dhjetëra fëmijë të tjerë.Kur u afrua dreka, Tomi, nga një fëmijë i varfër dhe pa pasuri, u bë shumë i pasur dhe gati sa s’po mbytej në thesare. Përveç pasurive që përmendëm, ai mblodhi edhe dymbëdhjetë zare, një shishe të bukur ngjyrë të kaltër, të cilën mund ta përdorje si syze, një rrotkë pa penj, një çelës të prishur, një copë shkumës, një ushtar prej plumbi, një kotele me një sy, një rrip qafe për qenin… dhe një kornizë të vjetër.Tomi e kaloi kohën për mrekulli, duke bërë qejf e duke mos kapur punë rrotkë – rrotë e vogël për të mbledhur një pe ose një fill.61

