Page 64 - Demo
P. 64


                                     STUDIM TEKSTI me dorë. Muri prej dërrase u mbulua me tri shtresa gëlqereje dhe, po të mos ishte mbaruar kova, ai do të kishte zhveshur gjithë fëmijët e qytetit.Tani Tomi e kuptoi se jeta në këtë botë nuk është dhe aq e keqe. Kështu, pa menduar fare, zbuloi një ligj të madh që rregullon veprimet e njerëzve. Ky ligj thotë se: për të bërë që fëmija ose i rrituri ta dëshirojë ose ta pëlqejë një punë, duhet vetëm një kusht: që këtë gjë të mos e arrijë me lehtësi.Kuptojmë tekstin 1 Lexoni pjesën, plotësoni alternativat dhe përgjigjuni pyetjeve.Gjatë bisedës me Tomin, Beni: kërkon të zbulojë shkakun e indiferencës së shokut; e nxit shokun të vazhdojë punën me këmbëngulje; i futet punës së bashku me shokun.Plani i Tomit është: të bindë të tjerët të bëjnë punën e tij; të shtiret sikur e pëlqen aq shumë punën që bën, sa nuk mund ta ndajë dot me të tjerët; të shtiret si i sëmurë; të mbarojë i vetëm punën e tij.Cilat janë rezultatet e planit të Tomit (në drekë)?Çfarë zbuloi Tomi për natyrën njerëzore?Interpretojmë tekstin 2 Si i kuptoni dy fjalitë mbyllëse të pjesës? 3 Dëgjoni dhe mbani qëndrimin tuaj për përgjigjet e dhëna, duke i diskutuar ato. Analizojmë tekstin 4 Gjeni fjalët që krijojnë situata humoristike. Në cilin moment të ngjarjes shfaqen ato? 5 Nënvizoni fjalitë në të cilat shfaqet plani strategjik i Tomit.Gjuha e tekstit  6 Përcaktoni mjetin stilistik që është përdorur në frazat e mëposhtme.Ndërroi mendje …………………………..Mua s’ma hedh dot ……………………….Shkruani edhe tri mjete të tjera të përdorura nga autori.Reflektojmë rreth tekstit 7 Kur ju ngarkojnë një detyrë: kërkoni ndihmën e shokëve; punoni fort për ta kryer atë; mendoni dhe thurni plane si Tomi. • Argumentoni zgjedhjen tuaj.DetyrëTregoni me gojë ose me shkrim një ngjarje të lexuar, të dëgjuar ose të jetuar, temae së cilës të trajtojë një aventurë gazmore. Skiconi planin e zhvillimit të saj duke përfshirë: personazhet pjesëmarrëse, vendndodhjen e ngjarjes, problemin,strategjinë e përdorur për zgjidhjen e tij.62
                                
   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68