Page 65 - Demo
P. 65


                                    HOBITPara leximitKjo pjesë, e shkëputur nga novela me fantazi e shkruar nga J. R. R. Tolkien, rrëfen historinë e trilluar të jetës së një race krejt të veçantë, të quajtur: Hobit. Këto krijesa janë të ngjashme me njerëzit, por kanë përmasa fizike tepër të vogla; kanë mjekër e flokë të gjatë, jetojnë nën tokë dhe jeta e tyre has në vështirësi të vazhdueshme. Ata janë gjenialë, sa i takon inteligjencës dhe personaliteti i tyre skalitet thellë në mendjen e lexuesit.John Ronald Reuel Tolkien (1892-1973)Shkrimtar anglez, poet, gjuhëtar, i mirënjohur në mbarë botën për krijimet e tij me fantazi. Suksesi i veprave: “Hobit” dhe “Mbreti i unazave”, e identifikojnë atë si “babain” e letërsisë moderne të fantazisë. Shumë kohë më parë, në kohën e gjyshit tim Thror, familjen time e dëbuan nga Veriu i largët dhe, bashkë me gjithë pasurinë dhe veglat që kishin, ata erdhën te ky Mali i shënuar në këtë hartë. Atë e kishte zbuluar kushëriri im i largët, Thraini i lashtë, por ishin ata që gërmuan aty miniera e tunele, duke ndërtuar sallat më të mëdha që bëhen dhe punishte akoma më të mëdha dhe, për më tepër, besoj se gjetën edhe shumë ar e kushedi sa xhevahire. Sido që të ishte, ata u bënë të pasur dhe të famshëm sa s’thuhet, ndërsa gjyshi im u bë përsëri Mbreti nën Mal, me emër të madh edhe tek njerëzit e vdekshëm që jetonin në Jug, të cilët pak nga pak po përhapeshin përgjatë Lumit Rrjedhës, deri tek lugina që shtrihet rrëzë Malit. Ishin ata që ndërtuan atë kohë qytetin gazmor të Dejlit. Mbretërit e tij e kishin zakon të thërrisnin farkëtarët tanë, të cilët i shpërblenin me bujari të madhe, madje dhe atëherë kur bëhej fjalë për ata që qenë më pak të aftë. Baballarët na luteshin t’ua merrnim djemtë si çirakë e na paguanin goxha mirë për këtë, sidomos me ushqime të freskëta. Pra, mund të thuhet se ato ishin kohë të mira për ne. Edhe më të varfrit ndër ne, kishin plot para për të prishur e për të dhënë hua, si dhe kohë të lirë për të bërë gjëra të bukura, thjesht për qejf, pa folur këtu për ato lodra të mrekullueshme magjike, që sot e kësaj dite s’u gjendet më shoqja në botë. Kështu që, sallat e tim gjyshi ishin plot e përplot me armë e gurë të çmuar, skulptura e kupa, ndërsa pazari i lodrave të Dejlit konsiderohej si mrekullia e Veriut. 63
                                
   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69