Page 66 - Demo
P. 66


                                    koracë – parzmore. Këtu: shtresë mbrojtëse e lëkurës.i kuturisur – njeri që ka guxim të tepruar.e përzhitur – i përcëlluar në flakë.beh – vjen papritmas.Fjalor Sigurisht, ishin këto që tërhoqën dragoin. Siç e di, dragonjtë u grabisnin njerëzve, elfëve dhe xhuxhëve Hobit, floririn e xhevahiret, kudo që t’ju dalë; plaçkën e grabitur, ata e ruajnë sa të jenë gjallë (që praktikisht do të thotë përjetë, po qe se s’i vret kush), megjithëse nuk gëzojnë as edhe një unazkë. Në të vërtetë, ata zor se dinë të dallojnë një punë të bukur nga një e shëmtuar, megjithëse, në përgjithësi, kanë një ide të qartë për vlerën e tyre në treg; vetë ata s’dinë të bëjnë asgjë prej gjëje, madje s’dinë as të ndreqin luspat e koracës së tyre kur u prishet. Asokohe, në Veri, kishte shumë dragonj, ndërkohë, që padyshim, floriri sa vinte e po pakësohej, me Hobitët që ia mbathnin drejt Jugut, ose që po vriteshin, pa llogaritur këtu rrënimin dhe shkatërrimet që kishin shkaktuar kudo dragonjtë që sa vinte e shtoheshin. Sidomos, një nga dragonjtë që quhej Smaug ishte veçanërisht lakmitar, i fortë e i lig. Një ditë prej ditësh, ky u ngrit në fluturim dhe erdhi në Jug. Në fillim, na zuri veshi vetëm një zhurmë, si ajo e një uragani që vinte nga Veriu dhe ndjemë pishat e Malit që po kërcëllinin e kërcisnin. Disa nga xhuxhët Hobit rastësisht ndodheshin përjashta. Për fat, mes tyre isha dhe unë – një djalosh i pashëm, ca si i kuturisurasokohe, që s’i zinin këmbët dhé, por ama atë ditë kjo më shpëtoi jetën. Ne e pamë dragoin që shumë larg kur u ul mbi malin tonë mes një rrebeshi flakësh. Pastaj, ai zbriti në shpatin e malit dhe me të mbërritur tek pylli, ky mori flakë. Ndërkohë, të gjitha kambanat e Dejlit kishin filluar të binin dhe luftëtarët rrokën armët. Xhuxhët Hobit vërshuan përjashta që nga porta e madhe, por aty qe dragoi që po i priste. Nga ajo anë asnjëri s’arriti të shpëtonte. Që nga lumi u ngrit një avull i madh dhe përmbi Dejl e luginë ra mjegulla dhe përmes saj dragoi u sul, duke vrarë pjesën më të madhe të luftëtarëve. Kjo ishte një nga historitë fatkeqe që asokohe i dëgjoje shpesh. Pastaj, ai u kthye prapë dhe u fut tinëz nëpër Portën Kryesore, duke spastruar gjithë korridoret, tunelet, rruginat, bodrumet, sallat dhe vendbanimet me radhë. Atëherë, kur nën Mal, s’kishte mbetur më asnjë xhuxh i gjallë, ai iu mori gjithë pasurinë që kishin pasur. Më pas, me këtë pasuri, ai bëri një pirg të madh, diku thellë në brendësi të Malit, të cilin siç e kanë zakon dragonjtë e përdori si shtrat për të fjetur. Më vonë, e bëri zakon që të dilte netëve vjedhurazi nga Porta e Madhe dhe të zbriste poshtë në Dejl, ku rrëmbente njerëz, sidomos vashëza për t’i ngrënë, derisa më në fund qyteti u rrënua dhe të gjithë banorët e tij ose vdiqën, ose u larguan. Se ç’bëhet aty, tani s’kam se si ta di me siguri, por s’ma merr mendja se do ketë njeri që të banojë në afërsi të Malit, matanë bregut të përtejmë të Liqenit të Gjatë. Ata pak prej nesh që ndodheshim përjashta, qemë fshehur dhe të ulur po qanim, duke mallkuar Smaugun, kur befas, ja ku ia behën im atë me gjithë tim gjysh, me mjekrat e përzhitura. Nga pamja dukeshin shumë të vrenjtur, por s’folën veçse fare pak fjalë. Kur unë i pyeta se si kishin arritur të shpëtonin, më thanë të mbyllja gojën, sepse këtë do ta merrja vesh një ditë prej ditësh, kur të vinte koha. 64
                                
   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70