Page 67 - Demo
P. 67


                                     STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Lexoni pjesën dhe përgjigjuni pyetjeve:Si ka rrjedhur historia e familjes së Thorinit?Cila është historia e xhuxhëve?Çfarë e ngjalli lakminë e dragoit Smaug? Kush e rrëfen ngjarjen?Cili është misteri i Portës së Madhe?Ku jetojnë xhuxhët pas sulmit të dragoit?Analizojmë tekstin 2 Cila është tema e pjesës:aventurat e një heroi;besnikëria ndaj familjes dhe miqve;fatkeqësitë familjare;lakmia. 3 Cili është mjedisi i rrëfimit? Përshkruajeni duke e ilustruar me fraza nga teksti. Ai është: real; fantastik; i detajuar. 4 Cili është rrëfimtari në këtë pjesë: autori apo personazhi? Ngjarja rrëfehet në vetën e tretë apo në vetën e parë? Si realizohet lidhja midis formës dhe përmbajtjes?Gjuha e tekstit 5 Gjeni në tekst fjalitë nga janë shkëputur frazat e mëposhtme, shpjegoni kuptimin e tyre dhe shkruani shprehjet sinonime për secilën.Fraza Fjalia Kuptimi Shprehja sinonimes’u gjendet më shoqja në botëna zuri veshis’i zinin këmbët dhérrokën armëttë mbyllja gojëne kam vrarë mendjen 6 Ndani tekstin në paragrafë. Përcaktoni kohën foljore që dominon në secilin rast.Detyrë Lexoni paragrafin e dhënë përshkrues. Vijoni shkrimin me 15-20 fjali, duke përdorur imagjinatën tuaj (Ju mund të bazoheni te varianti filmik i këtij romani). Më pas, skiconi një vizatim, duke u mbështetur në krijimin tuaj. Në një vrimë në tokë na jetonte një hobit. Kjo s’ishte ndonjë vrimë e shpifur, pis dhe plot lagështirë, as ndonjë nga ato vrimat e thata dhe të zhveshura ranore ku s’gjen dot një vend për të qenë ku mund të ulesh apo të hash: ajo ishte pra, një vrimë hobiti, që do të thotë rehati. Portën e kishte krejt të rrumbullakët, si ndonjë dritare anijeje, të lyer në të gjelbër e me një dorezë të shndritshme e të verdhë tunxhi në mes.65
                                
   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71