Page 68 - Demo
P. 68
***Në planetin e dytë, jetonte një mendjemadh:– Pa shiko, pa shiko! Na paska ardhur një adhuruesi im! – thirri që së largu mendjemadhi, me të vënë re princin e vogël.Se dihet që për mendjemëdhenjtë, të gjithë të tjerët nuk janë veçse adhuruesit e tyre.– Tungjatjeta! – i foli princi i vogël. – Sa kapelë të lezetshme paskeni!– Më duhet për të përshëndetur të tjerët, – ia ktheu mendjemadhi. – Për t’i përshëndetur, kur më brohorasin. Për fat të keq, këtej nuk kalon askush.– Ashtu? – ia bëri princi i vogël, i cili nuk kuptoi gjë.– Rrih shuplakat me njëra-tjetrën! – e këshilloi atëherë mendjemadhi.Princi i vogël rrahu shuplakat. Mendjemadhi e përshëndeti lehtazi duke ngritur kapelën.– Megjithatë, kjo qenka më bukur se vizita te mbreti! – tha me vete princi i vogël. Dhe zuri të rrihte sërish shuplakat. Mendjemadhi mori gjithashtu ta përshëndeste duke ngritur kapelën.Pesë minuta më pas, princi i vogël u mërzit nga monotonia e kësaj loje:– Po që kapela të bjerë poshtë, ç’duhet bërë? – pyeti ai.Por mendjemadhi nuk ia vuri veshin. Mendjemëdhenjtë nuk dinë të dëgjojnë veçse lëvdatat.– Po ti, a më adhuron shumë? – e pyeti ai princin e vogël.– Ç’do të thotë “të adhurosh”?– “Të adhurosh” do të thotë të pranosh që unë jam më i bukuri, më i veshuri, më i PRINCI I VOGËLPara leximitPjesa e mëposhtme është shkëputur nga libri “Princi i vogël”, që jep pikëpamjet e autorit për botën dhe për marrëdhëniet njerëzore. Në qendër është një djalë i vogël, i cili, në të vërtetë, është princ i ardhur nga një planet tjetër. Historitë janë të çuditshme, plot aventura, por mbi të gjitha, me këshilla të dobishme.monotoni – të qenët gjithnjë i njëjtë, pa ndryshime e pa larmi.adhuroj – kam dashuri të zjarrtë dhe nderim të madh për dikë ose për diçka.brohoras – thërres e përplas duart në shenjë miratimi a gëzimi për diçka ose për dikë. FjalorAntuan dë Sen-Ekzyperi (Antoine de Saint-Exupéry, 1900-1944)Shkrimtar, poet dhe gazetar francez. Krahas shpirtit poetik, ushqeu dhe pasionin për aviacionin, duke u bërë njëri nga pionerët e tij.U bë i njohur me librin për fëmijë “Princi i vogël”, përkthyer në 300 gjuhë të botës. Është vlerësuar me disa çmime letrare në Francë dhe jashtë saj. Vepra të tjera të njohura të autorit janë: “Pilot lufte”, “Fluturim natën” etj. 66

