Page 70 - Demo
P. 70


                                     STUDIM TEKSTI Interpretojmë tekstin  3 Fragmenti ka nota humori. Zbuloni fjalitë që ju bëjnë të buzëqeshni dhe thoni pse ndodh kjo.Fjalitë me humor Si i kuptoni ju?Gjuha e tekstit 4 Shpjegoni të kundërtën ose antoniminë që mbartin fjalët:mendjemadh, princ i vogël.• Fjala mendjemadh është e parme apo jo e parme?Reflektojmë rreth tekstit  5 Gjeni në tekst shprehjet e princit të vogël, që tregojnë zgjuarsinë e tij. Jepni mendimin tuaj për këshillat dhe arsyetimet e tij të arta.Princi i vogël Shprehje të princit Mendimi juaj për toArsyeton Jep këshilla DetyrëLexoni fragmentin e mëposhtëm dhe shkruani edhe ju një histori të ngjashme, ku mesazhi të jetë: Detyra është detyrë.Planeti i pestë ishte tejet i çuditshëm. Ai ishte më i vogli nga të gjithë. Kishte vend vetëm sa për një fener dhe një ndezës fenerësh. Princi i vogël nuk arrinte ta shpjegonte se për çfarë duheshin diku, në hapësirën qiellore, në një planet pa shtëpi e pa njerëz, një fener dhe një ndezës fenerësh.. . .Me të mbërritur në planet, ai përshëndeti me nderim ndezësin e fenerëve:– Mirëdita! Përse po e shuan fenerin?– Kështu ma kanë dhënë detyrën, - u përgjigj ndezësi. – Mirëdita!– Cilën detyrë?– Të shuaj fenerin. Mirëmbrëma!Dhe ai rindezi fenerin.– Po përse po e ndez përsëri?– Kështu ma kanë dhënë detyrën, – ia ktheu ndezësi. – Detyra është detyrë. Mirëdita!Marrë nga “Princi i vogël”68
                                
   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74