Page 71 - Demo
P. 71


                                    Më të çuditshme qenë historitë që më tregonte për jetën në jetimoren e Uellsit. Më tregonte se ishte një vend i magjepsur, i aftë për t’i mbrojtur fëmijët nga përbindëshat. Jetimorja ndodhej në një ishull, ku përditë shndriste dielli, ku nuk sëmurej e nuk vdiste askush. Të gjithë jetonin në një shtëpi të madhe, të cilën e ruante një shpend i madh e i zgjuar... të paktën kështu thuhej. Me kalimin e viteve, fillova të kisha dyshimet e mia. – E çfarë shpendi ishte ky? – e pyeta një pasdreke, kur i kisha mbushur shtatë vjeç. I kisha ngulur një vështrim dyshues, në anën tjetër të lojës “Mos u nxeh”, në të cilën më linte gjithmonë të fitoja.– Ishte një skifter i madh me llullë, – më tha. – Gjysh, të dukem gjë budalla? Në fillim nuk u përgjigj, por trazoi letrat e lojës.– Jakob, nuk do të mendoj kurrë për ty se je budalla. E kuptova që e kisha fyer, sepse, kur inatosej, i dilte në sipërfaqe theksi i rëndë i polonishtes. U ndjeva në faj dhe vendosa ta besoja. – Po përse donin t’ju bënin keq përbindëshat? – e pyeta. – Sepse, ne nuk qemë si të tjerët. Ne qemë të veçantë. – Të veçantë, në ç’kuptim?– Oh, në shumë mënyra, – u përgjigj. – Kishim një vajzë që mund të fluturonte. Një djalë, brenda të cilit kishin fole bletët. Një vëlla e një motër që mund të ngrinin shkëmbinj mbi kokë. Nuk e kuptoja dot në po bënte shaka apo po fliste seriozisht. Megjithatë, gjyshi nuk shquhej për shaka. Ai u ngrys, kur ma vuri re hijen e dyshimit në fytyrë. – Mirë pra, nuk po më beson, – më tha. – Po të tregoj fotografitë.E shtyu karrigen ku qe ulur dhe hyri në shtëpi, duke më lënë vetëm në verandë. Pas pak, u kthye me një kuti të vjetër kartoni në dorë. U përkula për të parë, ndërsa ai nxori nga kutia katër fotografi të vjetra, të zhubrosura. Në fotografinë e parë m’u duk se pashë SEKRETI I SHTËPISË NË ISHULLNdiqni në klasë episodet e shkëputura nga filmat me fantazi dhe mistere. Komentojini ato.Kjo pjesë është shkëputur nga romani me fantazi dhe mistere “Sekreti i shtëpisë në ishull”, i autorit bashkëkohor amerikan, Ransom Rigs. Midis djalit dhe gjyshit ka një lidhje të veçantë. Gjyshi i rrëfen të nipit për jetën e tij, e cila nuk i ngjason aspak të zakonshmes. Jakobi jeton në dilemën e dy botëve, reales dhe asaj ireale, deri kur, në rrjedhë të tyre, ngjarjet dhe sekreti i shtëpisë në ishull zbulohen…Para leximitNë rrëfimet me mistere mbizotëron e papritura, ankthi dhe frika nga e panjohura. Ransom Rigs (Ransom Riggs, 1979)Shkrimtar dhe producent amerikan. Stili i rrëfimit të Ransomit karakterizohet nga misteri, e papritura, ndjeshmëria e thellë dhe imagjinata. Ndër librat që ai ka shkruar, përmendim: “Sekreti i shtëpisë në ishull”, “Qyteti i magjepsur” etj. 69
                                
   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75