Page 72 - Demo
P. 72


                                    diçka të ngjashme me një kostum, brenda të cilit nuk kishte njeri. Ose, mbase kishte një njeri, por pa kokë. – E ka kokën, e ka! – tha gjyshi, me buzën në gaz. – Vetëm se nuk i duket.– Përse nuk i duket? Mos është i padukshëm?– Pa shiko, pa shiko! Sa mendje të shkathët që ke! – tha dhe ngriti vetullat, sikur ta kisha habitur me arsyetimin tim. – Milard e quanin. Djalë i çuditshëm. Ndonjëherë thoshte: “Hej, Ejb, unë e di ku ke qenë ti sot,” dhe pastaj të tregonte ku kishe qenë, çfarë kishe ngrënë apo që kishe futur gishtin në hundë kur kishe qenë larg të tjerëve. Ndonjëherë të vinte nga pas, pa bërë fare zhurmë dhe pa asnjë teshë në trup, në mënyrë që mos ta shihnin dot të tjerët, dhe vetëm rrinte duke të vështruar. Gjyshi tundi kokën. – E çuditshme, apo jo? Më tregoi fotografinë tjetër. Pasi më la ta shihja me kujdes, më pyeti: – Hë, çfarë sheh këtu? – Një vajzë të vogël? – Po... pastaj? – Një vajzë të vogël me kurorë në kokë. Ai tregoi me gisht në pjesën e poshtme të fotografisë: – Po këmbët ku i ka? E afrova fotografinë ta shihja më mirë. Këmbët e vajzës nuk e preknin tokën. Mirëpo, nuk ishte duke kërcyer. Dukej sikur qëndronte pezull në ajër. Mbeta gojëhapur. – Po fluturuaka! – Thuajse, – u përgjigj gjyshi. – Po pluskon në ajër. Vetëm se nuk e mbante dot veten në kontroll, kështu që ndonjëherë, i lidhnim një litar në bel që të mos ngrihej lart në qiell. Nuk ia shqisja dot sytë fytyrës së saj të zeshkët si prej kukulle. – Njeri i vërtetë është?– Sigurisht që po, – tha ai me ton të ashpër, duke ma marrë fotografinë nga dora dhe duke më treguar një tjetër, ku dukej një djalë i dobët, i cili mbante një shkëmb të madh në dorë. – Viktori dhe e motra nuk qenë fort të zgjuar, – tha gjyshi, – por ama qenë shumë të fortë. 70
                                
   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76