Page 73 - Demo
P. 73
– Kështu nga pamja nuk duket shumë i fortë, – i thashë, pa ua ndarë sytë krahëve të hollë të djalit të fotografisë. – Më beso, ishte shumë i fortë. Një herë bëmë mundje duarsh dhe gati sa nuk ma nxori krahun nga vendi. Por, më e çuditshmja ishte fotografia e fundit. Në të dukej pjesa e pasme e kokës së dikujt, mbi të cilën kishin pikturuar një fytyrë. Nuk mund t’i largoja dot sytë nga fotografia, ndërsa gjysh Portmani më shpjegonte. – Kishte dy gojë, e sheh? Një përpara, një tjetër mbrapa. Prandaj edhe u rrit e u trash aq shumë. – Po nuk është e vërtetë, – i thashë. – Ja, fytyra është e pikturuar. – Po, pjesa e pikturuar është e sajuar. Këtë e bënim për një shfaqje cirku. Megjithatë, po të them, kishte dy gojë. Nuk më beson? Rashë në mendime. Shikimin e hidhja, sa nga fotografitë, sa nga gjyshi. Në fytyrë dukej i sinqertë. E pse do të më gënjente? – Të besoj, – i thashë. Dhe vërtet, i besoja, të paktën gjersa kaluan ca vjet, megjithëse më shumë i besoja sepse doja t’i besoja, siç duan të besojnë fëmijët e asaj moshe se ekziston babagjyshi i Vitit të Ri. I besojmë përrallat, gjersa çmimi i këtij besimi rritet shumë… STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Duke iu referuar tekstit, plotësoni tabelën e mëposhtme.Përmbledhja e ngjarjeveHyrjaZhvillimiMbylljaAnalizojmë tekstin 2 Fotografitë e gjyshit janë shumë të çuditshme. Çfarë i bën ato të besueshme? Detajet e përshkrimit. Fjalët e gjyshit. Krijesat reale në to. Dëshira e djalit. 3 Përcaktoni elementet e skemës së komunikimit për pjesën “Sekreti i shtëpisë në ishull”.ReferentiKodiReflektojmë rreth tekstit 4 Autori, i cili rrëfen ngjarjen, në mbyllje të pjesës shprehet: I besojmë përrallat, gjersa çmimi i këtij besimi rritet shumë…Si e kuptoni këtë pohim? Argumentoni. DetyrëGjeni një tregim të shkurtër (ose një fragment romani) me mistere. Shoqërojeni tregimin me fotografi apo ilustrime, të cilat përshtaten me brendinë e tij. Paraqiteni në klasë dhe diskutoni rreth efektit që krijojnë ilustrimet.Dhënësi Mesazhi Marrësi71

