Page 75 - Demo
P. 75


                                    Mbresa udhëtimesh Shkruajmë 1 Vëreni figurën dhe lexoni përshkrimin e mëposhtëm.Syri i Kaltër është një burim natyror me ujë të kristaltë, i rrethuar nga bimësia e dendur dhe gjelbërimi i përhershëm. Forma e burimit i ngjan syrit që çel nga toka, i errët në mes dhe i kaltër përreth. Thellësia e tij arrin deri në 45 metra. Nga ky burim rrjedhin ujëra të freskëta dhe të ëmbla. Ai është shpallur monument natyror dhe është një nga pikat turistike më të vizituara në vendin tonë. 2 Përshkruani peizazhin sipas vijave ndarëse, duke nisur nga më e largëta tek më e afërta. 3 Për të shkruar rreth udhëtimeve që ju kanë lënë mbresa, duhet të mbani parasysh disa udhëzime të cilat, të marra së bashku, mundësojnë përfshirjen e lexuesit në përvojën tuaj emocionale. Paraqitni që në hyrje të shkrimit udhëtimin të cilit i referoheni. Zgjidhni ngjarjet që do t’i bëni pjesë të rrëfimit tuaj, duke vendosur rendin e rrjedhës së tyre në kohë dhe në hapësirë. (Mbresat e një udhëtimi mbështeten në fakte dhe në përvoja të jetuara, por mund të shkruani edhe për një udhëtim imagjinar.) Përshkruani njerëzit, vendet, atmosferën, objektet sipas perceptimit tuaj shqisor, duke dhënë detaje të linjave, ngjyrave, tingujve, aromave etj.  Përdorni gjuhë përshkruese, me fjalë të zgjedhura me kujdes dhe që nxitin imagjinatën. Ngjallni interesin e lexuesit duke ruajtur tensionin e aventurave, kureshtjen për të panjohurën dhe energjinë e veprimit. Mbani parasysh se informacioni jepet nëpërmjet rrëfimit dhe pikëvështrimit të rrëfimtarit. (Mbresat e udhëtimit shkruhen zakonisht në vetën e parë, por më rrallë mund të përdoret edhe veta e tretë.) Kujdesuni që të ndërthurni hyrjen me zhvillimin dhe mbylljen. 4 Shkruani mbresa udhëtimi duke zgjedhur njërën nga temat e mëposhtme: Liqeni i Pogradecit Udhëtim në kaltërsi Autostop73
                                
   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79