Page 76 - Demo
P. 76


                                    ShkruajmëRishikimi i një teksti kërkon shqyrtimin e punës së kryer me shkrim nga disa këndvështrime: nga ana kuptimore, leksikore, gramatikore, drejtshkrimore dhe nga pikësimi.Rishikimi i shkrimit nga ana kuptimore:Verifikoni që shkrimi juaj e shtjellon temën e dhënë me ide që i përmbahen kuptimit të saj.Verifikoni nëse fjalitë e shkrimit tuaj lidhen në mënyrë logjike me njëra-tjetrën dhe formojnë paragrafë, të cilët kanë kuptim. Verifikoni nëse informacionet e shkrimit janë të lidhura mes tyre në mënyrë logjike. Verifikoni që shkrimi të jetë i organizuar sipas strukturës: hyrje, zhvillim, mbyllje.Redaktimi i shkrimit nga ana leksikore:Verifikoni që fjalori i shkrimit tuaj të jetë i larmishëm dhe i zgjedhur me kujdes.Identifikoni fjalët e huazuara që keni përdorur me synimin për t’i zëvendësuar me gjegjëset e shqipes.Redaktimi i shkrimit nga ana gramatikore:Verifikoni që kohët e foljeve janë shkruar saktë.Verifikoni përshtatjen gramatikore midis emrave, mbiemrave dhe foljeve.Verifikoni ndërtimin e fjalive, përdorimin e gjymtyrëve në vendin e duhur, sipas renditjes së duhur sintaksore. Në rast se ky rend është përmbysur qëllimisht, verifikoni nëse fjalia ka fituar forcë shprehëse.Redaktimi i shkrimit nga ana drejtshkrimore:Verifikoni saktësinë drejtshkrimore të shkrimit duke u bazuar në njohuritë e deritanishme. Redaktimi i shenjave të pikësimit:Verifikoni që i keni vendosur si duhet shenjat e pikësimit duke u bazuar në njohuritë e deritanishme. Më poshtë është paraqitur një tekst i redaktuar. Vini re përdorimin e shenjave të redaktimit.Rishikimi dhe redaktimi i një tekstiRishikoni dhe redaktoni një nga punët tuaja me shkrim.Gjyshi Xho qe nga të katër pleqtë më plaku. Ai ishte nëntëdhjetë e gjashtë vjeç e gjysmë, pra një moshë që se arrin gjithkush. Si gjithë njerëzit e tejmoshuar, duke qënë delikat dhe i dobët, ai fliste shumë pak gjatë ditës Por në mbrëmje kur në dhomë qe Çarli, nipi i tij i dashur, ai sikur rinohej sërish. I ikte telikosja dhe bëhej si një djalë i ri.Simboli Kuptimi Fshijeni fjalën.( ... ) Vendoseni në kllapa.# Lini hapësirë.Zhvendoseni fjalën.Paragraf i ri.jo Shmangni kalimin në paragraf të ri.Korrektoni shkronjën. Vendosni dypikësh, presje, pikë apo apostrof.Vendosni vizë ndarëse.Shkurtoni grupin e fjalëve.74
                                
   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80