Page 77 - Demo
P. 77
KËRCIMTARJAE DUKAGJINIT “Kërcimtarja e Dukagjinit” është një novelë e shkrimtarit Ernest Koliqi, në të cilën Skënderbeu shpall një konkurs për kërcimtaren më të mirë.Në fragmentin e mëposhtëm jepet momenti i kërcimit të Lules, mbesës së Lekë Dukagjinit, e cila dallon nga të gjitha kërcimtaret e tjera, përfshi këtu edhe tyrkinën. Si u këshillue me bajloza, mbreti dau me ia dhanë çëmimin e premtuem tyrkinës së panjohun e ishte kah jepte urdhën të shpallej ky vendim, kur nji kërcimtare e papritun e ndaloi tue dalë në mes të shtrojës.Ishte princeshë Lulja, mbesa e Lekë Dukagjinit.Si u ba? Ça ndodhi?Porsa hyrija malsore çoi duert e luejti kambët, nji habi e ambël kapi gjith shpirtnat. Nëpër tanë salonin u ndie si nji amë lulesh mali e si nji gurgullim krojesh të ngrita.Sy njeriu s’kishte pa as valle ma të mrekullueshme as kërcimtare ma të bukur. Lëkura e fytyrës së saj gjante e endun me rreze e fletëza prilli...Trupi i vërgjilët përhapte anë për anë nji njomsi si lule qi sapo ka çelë.Të gjithve iu bante se shifshin rreth saj tue lulzue e tue u shfletëzue, si n’andërr, lulishta madhshtore. Ishte nji apotheozëlulesh: lule të denduna të panjehuna iu çelshin nën kambët e lehta, reshëshin mbi flokë të lëshuem, dridheshin ndërmjet gishtave të bardhë, derdheshin mbi trup hyjnuer.Tash gjante si t’ish tue luejtë foshnjisht me përfytyrimin e saj në pasqyrën e nji uji të kulluet; mbandej dukej të këputte rremtha të lulzuem, tue u ngritë maje gishtave të vogjël. Herë ngitte nëpër shtroje si të ndiqte ndonji flutur ari; herë valavitej si t’a perkundte jehu i nji jonës së largët qi ngjallë malle të paprituna.Merrte m’u ngjitun nëpër nji shkallë ajrore, largonte gjeth e lule të padukshme qi ia ndalojshin hovin, hidhej përpara si të biente Para leximittyrkinë – turkeshë.shtrojë – mbulesë.hyrija – këtu: bukuria.amë – aromë.i vërgjilët – i zhdërvjellët.apoteozë – hyjnizim.rremtha – degëza.FjalorErnest Koliqi (1903-1975)Poet, prozator, dramaturg, studiues e përkthyes letrar. Koliqi ka dhënë kontribut të çmuar në punën për mbledhjen dhe njohjen e folklorit shqiptar, si dhe konsiderohet njëri nga themeluesit e prozës moderne shqipe. Ndër veprat e tij përmendim: “Kushtrimi i Skanderbeut, “Hija e maleve”, “Tregtar flamujsh”, “Gjurmat e stinëve”, “Pasqyrat e Narçizit” etj. 75

