Page 78 - Demo
P. 78


                                    kind – cepi, pala e valëvitjes.emnoi – emëroi, quajti. STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Plotësoni tabelën me përgjigjet tuaja.Pyetjet PërgjigjetKush është mbreti? Po Lulja? Çfarë përshkruhet në këtë fragment?Cila është pika kulmore e pjesës?Analizojmë tekstin 2 Shoqëroni me shembuj nga fragmenti tri llojet e ndjesive që provoni gjatë leximit (kureshtja, kënaqësia, mahnitja). Interpretojmë tekstin 3 Pjesa është e mbushur me epitete, krahasime dhe metafora. Gjeni shembuj për secilën prej figurave dhe shpjegoni kuptimin e tyre.Figura Shembulli ShpjegimiepitetkrahasimmetaforëGjuha e tekstit 4 Ndaluni në paragrafin e dytë dhe gjeni dy mbiemra të shkallës sipërore. 5 Ndaluni në paragrafin e tretë dhe gjeni dy forma të pashtjelluara. Kthejini ato nga varianti dialektor në variantin letrar. Reflektojmë rreth tekstit 6 A ju duket e hiperbolizuar figura e Lules?  7 Përshkruani me fjalët tuaja mënyrën se si kërcen ajo.DetyrëGjeni poezinë “Vallja shqiptare” të Ismail Kadaresë dhe kthejeni në prozë. zhyt në ndonji krue, shtrinte dorën me kapë shoqe tjera e sillej me mënyrën e asaj qi u prin nji vargu të gjatë vajzash kërcyese.E drejtë si curril uji gufues, e lakueshme si gem i njomë, e shpejtë si hije reje, e dridhshme si drita në krue, endej shpejt, kadalë, hovshëm, pritueshëm. Kërcimi i saj ishte i freskët si lirija e maleve, i lehtë si kind flamuri qi valon ndër maje t’epra, i egër si fluturimi i shqipeve, i përmallshëm si kangë e harrueme qi ngjallet në fund të zemrës.Sa mbaroi, nji brohori e përgjithshme e emnoi mbretneshë të kërcimtareve. Mbreti vetë erdhi m’e marrë për dore. Princat, kapidanat, bajlozat, bujarët, kalorsit, e rrethuen tue e mbulue me lavde e tue i ngjitë mbiemna të bukur.– Zana me flatra!– Hyjneshë e kërcimit!– Dritë hane në prrue!– Fllad fluturues!– Lule n’erë! Flutura e Shqipnis!Fjalor76
                                
   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82