Page 79 - Demo
P. 79
Që vitin e parë që shkova në lice, nisa të mësoj mandolinën. Dhe më hipi një dëshirë e tillë për të, sa isha gati të lë pas dore mësimet e tjera për t’i rënë mandolinës. Ishte mesi i vitit shkollor, kohë provimesh. M’u desh ta lë veglën muzikore dhe të kem kujdes më shumë mësimet. Po, me të mbaruar provimet, rroka përsëri mandolinën e nuk qe punë që ta lëshoj nga dora, natë ditë…U bëra një mandolinist i zoti. Dashuria e muzikës kishte ndezur në mua një ndjenjë shumë të madhe, e cila më pushtoi të gjithin. Po shkuan dy-tre vjet e nisa të punoj më pak me veglën. Tani kohën më të madhe ma hante kopjimi i notave. Çdo këngë e re, çdo pjesë muzike të panjohur, unë e kopjoja. Kisha bërë kështu një koleksion prej qindra këngësh. E kjo punë më pengonte në mësime. Im atë, nëpër letrat e tij, më tërhiqte vëmendjen se nuk isha i pari i klasës dhe as ndër të parët.Erdhi dita dhe zjarri im për të mësuar muzikën nisi të fashitej. Flakët e tij të fundit, me sa më kujtohet, kanë qenë disa këngë që bëra vetë - një vals, një marsh e nuk di çfarë tjetër. Mandolinës po i bija gjithnjë e më rrallë, kur isha i mërzitur, ose në mbrëmjet e dëfrimit të shkollës, ose kur bënim ndonjë serenadë në liqen të Pogradecit, nën dritën e hënës, me varka.Së fundi, mandolinën e braktisa fare. Duhet të kem qenë atëherë nja gjashtë-shtatëmbëdhjetë vjeç….* * *MANDOLINA E BRAKTISURPara leximitCili është instrumenti muzikor që pëlqeni më shumë? Çfarë ju shtyn të zgjidhni këtë instrument?Tregimi “Mandolina e braktisur” është shkëputur nga përmbledhja “60 tregime në një”, e shkrimtarit Dhimitër Shuteriqi. Pasioni për muzikën ka një vend aq të veçantë në shpirtin e personazhit kryesor, saqë vitet jo vetëm që nuk e zbehin, por madje e rritin dhe e shtojnë mallin për të.Dhimitër Shuteriqi (1915-2003) Publicist, shkrimtar dhe historian i letërsisë shqipe. Në Luftën e Dytë Botërore ka dhënë kontributin e tij për mbrojtjen e kombit. Gjithashtu, ai ka qenë deputet i Kuvendit Popullor dhe pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit. Puna e tij ka qenë gjithmonë e përqendruar te hulumtimi i gjuhës shqipe dhe te letërsia, e cila përfshin një krijimtari të gjerë. Ndër veprat më të njohura të Shuteriqit, përmendim: “Kangë”, “Çlirimtarët”, “Tregime të zgjedhura” etj.77

