Page 80 - Demo
P. 80


                                    Shkuan vitet…Një verë vajta në Elbasan për punë. Vajta të fle në shtëpi. Familja ishte e tëra në Pogradec. Ajo shtëpi pa njerëz, pa zhurmë, me dritare të mbyllura, me një erë të rëndë pluhuri, sikur ma lëndoi zemrën. Vetmia më peshoi përbrenda menjëherë.Nuk di se si, po më shkoi mendja te mandolina. Kërceva nga shtrati dhe nisa të kërkoj. E kërkova shumë dhe, më në fund, e gjeta rrëzë një sobalke.Aty, midis vjetërsirash – pjatash, shishesh, kutirash – qenë dy-tri togje të pluhurosura të koleksioneve të këngëve që kisha kopjuar vetë. Minjtë kishin bërë kërdinë, se vendi qe plot çikla karte. Përmbi këngët e mbuluara nga pluhuri dhe të brejtura nga minjtë, mandolina ime dukej sikur ta kishin mbërthyer në vend fijet e panumërta të merimangave.Zogjtë e saj prej fildishi, të shkitur prej dërrasës, mend po binin përdhe. Sytë e tyre të venitur prej fildishi më shikuan me mall e me qortim nëpër një vel pluhuri. Përmbi ta, telat e këputur e të ndryshkur të mandolinës vareshin të derdhur e të shtrembëruar si mos më zi. Telat kishin heshtur me kohë. Malli i pashuar i këngës i kishte brejtur aq fort, sa nuk i kishte këputur. Nuk di se si e ndjeva veten. Nuk di ç’ma vrau zemrën më shumë. Pata turp nga vetja, se më ishte vakur aq fort ai malli i madh i muzikës. Mandolina me zogjtë e saj të heshtur, me telat e saj të këputur sikur më qortonte rëndë e më thosh se i kisha dalë i pabesë. Kishte të drejtë.Përjashta nisi të fryjë dhe të bjerë një shi i rrëmbyer. Ishte mes korriku. Kokrrat e breshërit nisën të kërcasin mbi dritare. Ufmi në sobalkë u bë i padurueshëm. Zogjtë e fildishit më shihnin me një sy edhe më të mjerë.Hapa me të shpejtë dritaren. Kisha nevojë të marr ajër. Era hyri në dhomë me aq furi sa e bëri vendin duman. Dhe, nëpër atë duman, telat tingëllinë me një zë të çjerrë, që nuk tregohet.Unë dola jashtë, rrëmova dollapët, arkat, kutirat e shtëpisë dhe, më në fund, gjeta një palë tela të rinj. Ia vura mandolinës, e kurdisa veglën e i rashë. I rashë “Këngës së Solvejgut” të Grigut, pastaj “Barkarolës” së Çajkovskit, “Valëve të Danubit” të Jovanoviçit, marshit të “Karmenit” të Bizetit. Dhe kështu, duke u nisur nga këngët melankolike e duke përfunduar te këngët më të gëzueshme, mandolina ime u ringjall.Gishtat më dhembnin, se po bëja kohë që s’i kisha rënë veglës, por unë kujtoja këngë pas kënge dhe nuk e lëshoja mandolinën nga dora.Gjumi më kapiti vonë, kushedi me çfarë melodie.Në mëngjes, kur dielli më ra te shtrati, unë u zgjova.Mandolina ishte aty, pranë meje. Zogjtë e fildishtë mbaheshin akoma fort pas saj dhe sytë e tyre, nën rrezet e nxehta, ndriçonin me një gëzim të patregueshëm. sobalkë – dhomëz.karte – letre.ufmi – zagushia.duman – mjegull; tym.fildish – lëndë e fortë kockore e dhëmbëve të elefantit, në ngjyrë qumështi, prej së cilës bëhen sende të çmueshme zbukurimi.kapit – zuri.Fjalor78
                                
   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84