Page 81 - Demo
P. 81
STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Lexoni pjesën. Vendosni numra përbri pohimeve të mëposhtme, në përputhje me rrjedhën e ngjarjeve.Pasioni për mandolinën ishte aq i vrullshëm, sa e bëri djalin të lërë mësimet pas dore.Ai jo vetëm që u bë një mandolinist i zoti, por dashuria për muzikën sa vinte e shtohej.Djali zotëronte një koleksion të mrekullueshëm prej qindra këngësh, notat e të cilave i shkruante me t’i dëgjuar. Dalëngadalë pasioni i tij nisi të zbehej, mandolinës i binte gjithnjë e më rrallë, derisapothuajse u shkëput prej saj.Pas shumë vitesh, djali kthehet në shtëpinë ku është rritur.I zhytur në vetminë e shtëpisë, ndien mall dhe nostalgji për mandolinën.Kur sheh mandolinën të harruar e të zhytur në pluhurin e kohës, ai ndihet fajtor.Pasioni i përgjumur për mandolinën rizgjohet.Me një frymë, ia ndërron telat veglës dhe zhytet në tingujt e këngëve që ndjekinnjëra-tjetrën.Mëngjesi i së nesërmes i gjen dy miqtë, mandolinën dhe djalin, pranë e pranë.Interpretojmë tekstin 2 Si e kuptoni shprehjen “Mandolina me zogjtë e saj të heshtur, me telat e saj të këputur, sikur më qortonte rëndë e më thosh se i kisha dalë i pabesë”?Analizojmë tekstin 3 Gjeni në tekst frazat që përshkruajnë:gjendjen e djalit;vendin e zhvillimit të ngjarjes;mandolinën. 4 Në hyrje të pjesës, djali ndihet: i përmalluar; këmbëngulës. 5 Në tekst mbizotërojnë paragrafët: përshkrues; rrëfyes.Gjuha e tekstit 6 Përcaktoni llojin e figurave letrare në frazat e mëposhtme.Dashuria e muzikës kishte ndezur në mua një ndjenjë shumë të madhe, e cila më pushtoi të gjithin.…zjarri im për të mësuar muzikën nisi të fashitej.Vetmia më peshoi përbrenda menjëherë.…mandolina ime dukej sikur ta kishin mbërthyer në vendfijet e panumërta të merimangave.Reflektojmë rreth tekstit 7 Shkruani pesë fjali, kryefjala e të cilave të jetë emri muzika.Shembull: Muzika është arti i të menduarit nëpërmjet tingujve.Bashkëveproni në mënyrë aktive me moshatarët dhe pjesëtarët e tjerë të komunitetit për të realizuar një veprimtari me temë: “Muzika është jetë”, ku të zbuloni talentet e reja.ProjektMetafora bën të mundur që, përmes veprimeve të caktuara, sendet dhe objektet të paraqiten si të gjalla. Për shembull, mandolina ime u ringjall (këtu metafora realizohet nëpërmjet foljes), por ajo mund të realizohet edhe nëpërmjet përdorimit të mbiemrit: me një zë të çjerrë, ose emrit: dashuria emuzikës, pluhuri i kohës etj.79

