Page 82 - Demo
P. 82


                                    … Duke e ditur që Marta nuk ishte në shtëpi, Meri u ndie më vetëm se më parë. Zbriti në kopsht dhe gjëja e parë që bëri ishte të sjellurit dhjetë herë rresht me vrap rrotull rezervatit të vogël të ujit. Numëroi me kujdes rrotullimet dhe, kur i mbaroi, e ndjeu plakun Ben që po punonte me dy kopshtarë të tjerë. Koha e bukur, si duket, kishte ndryshuar edhe humorin e Benit, i cili foli i pari:Po vjen pranvera, – i tha. – A ia ndien aromën?Meri mori erë me hundë dhe pohoi:– Ndiej një fllad të freskët dhe të lagësht.– Është aroma e tokës së sapolëruar, – u përgjigj Beni duke vazhduar të punojë me bel. –Toka mërzitet në dimër; nuk ka çfarë të bëjë, kurse tani është e kënaqur, sepse përgatitet për të rritur bimët. Në kopshte ka filluar të ndryshojë diçka. Dielli tashmë ngroh. Shumë shpejt, do të fillosh të shikosh pikat e gjelbra që dalin nga toka.– Çfarë lulesh çelin?– Shpena... I ke parë ndonjëherë?– Jo. Në Indi, pas shiut gjithçka është e gjelbër dhe e lagësht. Duket sikur bimët rriten brenda një nate.– Këto nuk rriten brenda një nate, – tha Beni. – Duhet të kesh durim për t’i pritur. Më përpara duket një pikëz, pastaj një tjetër pak më e gjatë, pastaj një ditë hapet një gjethe e ditën tjetër një gjethe tjetër e kështu duhet t’i ndjekësh me vëmendje.– Do ta kem parasysh këtë gjë, – u përgjigj Meri.Pas pak ndjeu një fërfërimë krahësh dhe e kuptoi menjëherë se ishte gushëkuqi. Po kërcente plot gjallëri e hare kaq afër këmbëve të saj dhe po e shikonte me kaq paturpësi, saqë Meri e pyeti kopshtarin plak:– A thua më njeh ky?– Edhe pyet! – tha Beni me një lloj zemërimi. – Ai njeh gjithkënd dhe gjithçka. S’ka parë ndonjë vajzë këtu dhe tani po të vëzhgon për të të njohur më mirë. S’mund t’i fshehësh asgjë.– A do të çelin lule në kopshtin e gushëkuqit?– Në cilin kopsht? – mërmëriti Beni i ngrysur.ÇELËSI I KOPSHTITPara leximitLidhni fjalët e dhëna për të formuar një fjali. Ndryshoni rendin e tyre dhe komentoni kuptimin në secilin rast.të besosh/ të mbjellësh/ do të thotë/ një kopsht/ tek e ardhmjaPjesa e mëposhtme është shkëputur nga romani “Kopshti sekret”, i autores anglo-amerikane, Fransis Hoxhson Bërnet. Midis Merit, protagonistes kryesore, natyrës dhe kopshtit ka lidhje të forta shpirtërore. Duke njohur e zbuluar kopshtin e mistershëm, paralelisht vajza zbulon plot të vërteta. Mrekullia e natyrës dhe magjia e pranverës transformojnë personalitetin e vështirë të vajzës, duke rrëzuar muret e ftohta që i rrethonin shpirtin dhe duke zbuluar çelësin e dëshirave të saj.rezervat – pjesë e caktuar e një vendi të veçuar ku ndalohet gjuetia.FjalorFransis H. Bërnet (Frances H. Burnett, 1849-1924)Shkrimtare amerikane, e njohur në letërsinë për fëmijë me tri novelat: “Lordi i vogël Fauntleroy”, “Princesha e vogël” dhe “Kopshti sekret”. Stili i saj shquhet për imagjinatën, romantizmin, ndjeshmërinë dhe filozofinë e përpunuar në aspektin letrar. 80
                                
   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86