Page 83 - Demo
P. 83


                                    Fjalor– Tek ai me trëndafila të vjetër, – nuk mundi të rrinte pa vazhduar Meri, që po vdiste nga kureshtja. – Si thua, a do të ketë akoma trëndafila aty, apo janë tharë të gjithë? A do të ketë mbetur ndonjë?– Pyete atë, – tha Beni duke treguar gushëkuqin. – Është i vetmi që mund ta dijë. Askush tjetër nuk ka hyrë aty që prej dhjetë vjetësh.Dhjetë vjet janë shumë, mendonte Meri. Edhe vetë ajo kishte lindur para dhjetë vjetësh.U largua ngadalë duke menduar. Ai kopsht kishte filluar t’i pëlqente, ashtu si kishte filluar t’i pëlqente edhe gushëkuqi, Dikoni dhe nëna e tij. Kishte filluar t’i pëlqente edhe Marta. Ishte një gjë e pazakonshme për atë që kurrë nuk kishte dashur ndonjë njeri. Gushëkuqin e kishte llogaritur me njerëzit. Ai vazhdonte të kërcente poshtë e lart rrugës që zgjatej bri murit të mbuluar me dredhe. Për një çast, ndërsa po kërcente për të dytën herë, ndodhi diçka e jashtëzakonshme.Dëgjoi ca tinguj dhe një lloj ligjërimi…e kur pa në të majtë, vuri re gushëkuqin që kërcente dhe çukiste tokën duke bërë sikur po kërkonte krimba, që Meri mos ta besonte që ai po i shkonte pas. Por Meri e kuptoi dhe papritur ndjeu se kjo gjë e mbushi me gëzim dhe dashuri.– Më njohe, ëë! – thirri. – Sa i lezetshëm!Ajo filloi t’i fishkëllente, t’i fliste dhe ta përkëdhelte me fjalë, kurse zogu vazhdonte të kërcente dhe të cicëronte. Dukej sikur edhe ai donte t’i përgjigjej dhe, duke u fryrë me atë barkun e tij bri – anash.dredhe – lloj lulesh kacavjerrëse.Paralelizmi figurativ është vënia e një dukurie të natyrës përballë një gjendjeje shpirtërore të njeriut.Në këtë pjesë, mrekullia e natyrës dhe magjia që sjell stina e pranverës, janë të ngjashme me gjendjen shpirtërore të protagonistes.81
                                
   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87