Page 84 - Demo
P. 84


                                    Fjalorngjyrë të kuqe të mëndafshtë dhe me atë gjoksin e vogël, dukej sikur donte t’i tregonte vajzës se edhe një gushëkuq mund të jetë po aq i rëndësishëm sa një njeri.Lehet ishin krejt të zhveshura, sepse lulet shumëvjeçare vazhdonin të ishin në pushimin e tyre dimëror, por diku në një qoshe kishte ca shkurre të lartësive të ndryshme. Ndërsa gushëkuqi po kërcente mes tyre, Meri e pa të qëndronte mbi një grumbull dheu. Zogu u ndal të kërkonte ndonjë krimb. Dheu ishte gërryer nga një qen, që duke u përpjekur të kapte ndonjë urith, kishte bërë një gropë disi të thellë. Meri duke ndjekur me sy gushëkuqin, vuri re gropën dhe pa aty, në mes të tokës, diçka të fshehur. Dukej si një unazë e ndryshkur hekuri ose bakri. Kur gushëkuqi kërceu mbi një pemë aty afër, Meri zgjati dorën për ta marrë. Ajo nuk ishte një unazë. Ishte një çelës i vjetër që dukej si i varrosur prej shumë kohësh. Meri u ngrit në këmbë dhe pa si me frikë çelësin që i tundej në gisht.– Ndoshta është varrosur prej dhjetë vjetësh, – pëshpëriti. – Ndoshta është çelësi i kopshtit. STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Lexoni pjesën dhe shkruani shkurtimisht çfarë ndodh në secilin prej paragrafëve.Paragrafi Zhvillimi i përmbledhur i ngjarjeveIIIAnalizojmë tekstin 2 Cili është mesazhi që kopshtari kërkon t’i përcjellë vajzës? 3 Si e kuptoni frazën: “...dukej sikur donte t’i tregonte vajzës se edhe një gushëkuq mund të jetë po aq i rëndësishëm sa një njeri.” 4 Ç’karakteristika ka Meri, protagonistja e rrëfimit? Kureshtare.  Gazmore. E vetmuar.  E heshtur. E dashur.  Këmbëngulëse. 5 Gjeni frazat ku autori:përshkruan natyrën;tregon lidhjen e vajzës me natyrën.Gjuha e tekstit  6 Shprehni me fjalë të tjera:Toka mërzitet në dimër.  _______________________________Meri që po vdiste nga kureshtja...  _______________________________... dukej si i varrosur prej shumë kohësh. _______________________________Reflektojmë rreth tekstit 7 Sa ndikon natyra në gjendjen tuaj shpirtërore? 8 A jeni një vëzhgues i vëmendshëm i saj? Po. Pse? Jo. Pse?  9 A mendoni se dashuria për kafshët dhe natyrën e zbukurojnë jetën e njeriut?Detyrë Vazhdoni ngjarjen duke i vendosur shkrimit tuaj titullin: “Gushëkuqi tregon rrugën”.leh – ngastër e vogël në kopsht (që mbillet me perime, me lule etj).82
                                
   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87   88