Page 85 - Demo
P. 85
1 Shikoni pa audio (zë) episodet e shkëputura nga filmi “Bethoven 3”. 2 Imagjinoni rrjedhën e ngjarjeve në episodin filmik që patë dhe tregoni shkurtimisht përmbledhjen e tyre. Cili mendoni se është personazhi kryesor dhe çfarë problemi ka ai? 3 Dëgjoni me kujdes audion e episodeve filmike dhe rishikoni përgjigjet që dhatë në ushtrimin e mësipërm. A vëreni ndryshime? Argumentoni pse ndodh kjo. 4 Dëgjoni përmbajtjen e filmit dhe renditini fjalitë në përputhje me rrjedhën e ngjarjeve. Bethoveni fiton dashurinë dhe vlerësimin e gjithë familjes, por ata duhet t’ia kthejnë atë xhaxha Xhorxhit.Bethoveni i shpëton nga duart kujdestares dhe ndjek nga pas familjen. Ata ritakohen dhe vazhdojnë udhëtimin së bashku.Riçardi bashkë me familjen do të nisen me rulot për pushime dhe do të marrin me vete Bethovenin, qenin e vëllait të tij, që i kujton qenin e fëmijërisë. Pas shumë debatesh familjare, ata vendosin të mos e marrin me vete Bethovenin, por ta lënë në një strehë kafshësh.Keqbërësit vjedhin rulotin e familjes, brenda të cilit ndodhen Sara dhe Bethoveni.Dy keqbërës ndjekin familjen, e cila ka një CD që përmban një program për zhbllokimin e kompjuterave. Xhaxha Xhorxhi ka lënë një letër, ku i kërkon familjes të kujdeset për Bethovenin. Familja e Riçardit zgjerohet: Bethoveni dhe disa miq të tij bëhen pjesë e saj.Bethoveni shpëton Sarën dhe policia arreston dy hajdutët.Bethoveni nuk i pëlqen aspak Betit, gruas së Riçardit, por Sara, vajza e tyre e vogël, është veçanërisht e dhënë pas tij.Zbërthejmë përmbajtjen e filmit për fëmijë Dëgjojmë83

