Page 87 - Demo
P. 87
Nga imazhi te rrëfimi • A keni parë ndonjërin nga filmat e mësipërm? Cila mendoni se është temaqë i bashkon? 2 Nga ato që mbani mend, shkruani shkurtimisht përmbajtjen e njërit prej tyre. 3 Shfrytëzoni fotografitë e paraqitura më sipër për të shkruar një tregim, i cili trajton temën e mbrojtjes së kafshëve dhe të natyrës. 1 Vështroni fotografitë e filmave, të paraqitura më poshtë. “Gorillat në mjegull”“Marli dhe unë” “Njerëz të lumtur: një vit në Tajga” “Haçiko, miku më i mirë” Organizoni idetë tuaja në fjali që lidhen në mënyrë logjike me njëra-tjetrën.Rrëfimi juaj duhet të jetë sipas strukturës: hyrje, zhvillim, mbyllje.Përcaktoni personazhet e rrëfimit tuaj, që mund të jenë reale apo imagjinare.Përcaktoni vendin dhe kohën ku do t’i vendosni ngjarjet. (Për të përshkruar vendin dhe kohën, përdorni sa më shumë mbiemra dhe ndajfolje.)Zgjidhni të rrëfeni: a. në vetën e parë, kur jeni edhe vetë pjesëmarrës në ngjarje;b. në vetën e tretë, kur tregoni për të tjerë dhe nuk jeni pjesëmarrës në ngjarje;c. përmes dialogut, kur tregoni në ligjëratë të drejtë (pra, fjalët e pjesëmarrësve shkruhen ashtu siç janë thënë prej tyre).Gjeni një titull që ta bëjë tërheqës rrëfimin tuaj.Pasi ta keni përfunduar, lexojeni shkrimin së paku dy herë, për të verifikuar të gjitha elementet e tij.Shkruajmë85

