Page 89 - Demo
P. 89
STUDIM TEKSTI Poezia është lloj letrar që organizohet në strofa ose monokolonë (vargje që ndjekin njëra-tjetrën pa ndarje). Në varësi të vargjeve që kanë, strofat janë disa llojesh: dyvargëshe, katërvargëshe, gjashtëvargëshe etj. Kur vargjet rimojnë, poezia ka ritëm dhe muzikalitet.Ku janë ata perandorëgjithë shekulli nalcuom,në krye me një kunorëgurëshi cë paçëmuom?Ku janë ata letërorët’urtë e dijes të ndëgjuom,të bardhatë posi borëletëra tue kënduom?Ku janë ato gra e vashandë sqimë e ndë madhështi,me petëkat të mëndafshtanalcuom mbë zotëni?Gjithë mortja i rrëzoi,sikur i pret me shpatë,për të ri s’i shikoi,as të vobegë,as të begatë.Kuptojmë poezinë 1 Lexoni poezinë dhe përgjigjuni pyetjeve:Kujt i drejtohet autori në këto vargje?Nisur nga strofa e fundit, çfarë kuptoni se ka ndodhur?Cili është shqetësimi kryesor i autorit?Pse autori i drejtohet kohës së shkuar?Analizojmë poezinë 2 Si paraqitet në poezi secili nga personazhet e mëposhtme? Secilit prej tyre vendosini një epitet dhe një krahasim.Personazhet pleq djem zotërinj perandorë letërorë gra e vasha Epiteti Krahasimi Interpretojmë poezinë 3 Si e shpjegoni pyetjen retorike që autori përsërit në çdo strofë?Gjuha e poezisë 4 Gjeni dy mbiemrat në strofën e fundit. 5 Gjeni dy fjalë dialektore dhe kthejini ato në gjuhën standarde.Reflektojmë rreth poezisë 6 Diskutoni rreth mesazhit që përcjell kjo poezi, duke e lidhur edhe me titullin e saj.DetyrëPërshkruani një personazh të ditëve të sotme, që ka karakteristikat e një njeriu si në strofën e pestë.përpara ne - përpara nesh, paraardhësit.të çpejtë – të shpejtë.zotëni – zotërinj.të lulzuom – të lulëzuar.pate pamë me sy – patëm parë me sy.sqimatarë – këtu: kryelartë, që i japin me të drejtë rëndësi vetes.letërorë – njerëz të shkolluar.petëka – veshje.Fjalor87

