Page 90 - Demo
P. 90
STUDIM TEKSTI Jam i varfër, po i lirë,ndaj më pëlqen varfëria;kush do të rrojë më mirë,s’urdhëron dot veten e tia.Mbreti, sikur të më thotë:“Hajde në pallat me mua,të gëzosh dhe ti në botë”,do t’i them: Zot, nukë dua;për të ngrën’ e për të pirënukë mund të shes lirinë;i varfëri rron më mirës’ai që do madhërinë.S’më duhet ergjëndi mua,dua lirinë dhe ndere,dua të bëj si të dua,jo si të duan të tjerë.Kush mund e bën si do vetë,bën si thotë Perëndia,nukë ka në këtë jetëgjë m’e vyer se liria.VARFËRIA DHE LIRIA madhëri – madhështi.ergjënd – argjend.Kuptojmë poezinë 1 Lexoni poezinë dhe përgjigjuni pyetjeve:Cila është tema e kësaj poezie?Çfarë dëshiron në të vërtetë poeti?Ku duket thjeshtësia e poetit?Analizojmë poezinë 2 Si i përgjigjet poeti ftesës imagjinare të mbretit? 3 Shpjegoni lidhjen midis konceptit të lirisë dhe pamundësisë për ta pasur atë.Interpretojmë poezinë 4 Sipas poetit, liria është:a. ___________________ b. ___________________ c. ___________________ 5 Si e shpjegoni rëndësinë që i jepet lirisë në këtë poezi? Po lidhjen midis lirisë dhe varfërisë?Reflektojmë rreth poezisë 6 Shkruani një krijim me temë: “Liria ime”.Gjuha e poezisë 7 Gjeni fjalët kyçe të kësaj poezie.DetyrëGjeni disa fjalë të urta që i përshtaten tematikës së kësaj poezie.FjalorAndon Zako Çajupi (1866-1930)Poet, dramaturg, patriot dhe veprimtar i Rilindjes Kombëtare. Përmes veprës së tij, Çajupi godet shtypjen, pabarazinë shoqërore, mendësinë e kohës. Këtë e dëshmojnë më së miri komeditë “14 vjeç dhëndër” dhe “Pas vdekjes”, në të cilat ai ironizon zakonet e prapambetura të fshatit, si dhe përshkruan gjithë sarkazëm portretin e politikanëve që hiqen si atdhetarë. Çajupi ka shkruar, gjithashtu, veprat: “Baba Tomorri”, “Baba Musa lakuriq”, “Burri i dheut” etj. 88

