Page 91 - Demo
P. 91


                                    Arianda qe e bardhë me lëkurë dhe zemër,Dhe populli i saj i njëjtë me ato cilësi,Pellazgët e zgjodhën mbretëreshë një femërMe autoritet të rrallë e për njerëzi.Kur ishte ajo dhe pellazgët në Ballkan,S’kishte Ilirë, as grekër, as popull tjetër,Po tevona erdhën sërë, qiri në shandan,Lindi drita ilire në shekujt e vjetër.Arianda mbuluar n’mëndafsh ndriçon me nur,Ulej n’fron t’stolisur, rrethuar me oborrtarët.Qenë radhitur muzikantët në radhë mbi murDhe famfaret kumtuan që të vinin lojtarët.Njëherë në pesë vjet, gara në çdo disiplinë,Mbaheshin n’pranverë, në të pestin, në maj,Ditën e Luleve, traditë, që i pari ynëE adhuronte dhe festonte për nderë të saj.Nesër në mëngjes, në çdo derë të shtëpisë,Kishte nga një degë shelgu vënë në rezë,Simbol i pavdeksisë, rinisë e pjekurisë,Çdo anëtar i familjes ziente nga një vezë.Fitimtarët në gara, nesër, defilonin vargPara pallatit të Ariandës, të veshur mirë.Ajo u ndante dhurata, për të ndihej larg,Për traditën ilire dhe për atë dëlirësinë.PELLA(Z)GONIAPara leximitDisa autorë shqiptarë i kanë shkruar veprat e tyre duke u mbështetur në kohët e vjetra apo mbi pjesë të historisë. Me të njëjtën frymë janë shkruar vargjet e mëposhtme të poemës “Pella(z)gonia”, të poetit tetovar Abdylazis Islami. Autori paraqet lashtësinë tonë përmes pamjeve të bukura e festive dhe një mendimi që përcjell krenari.rezë – rrip i shkurtër prej hekuri me një grep, që mbërthehet në derë, në dritare a në dollap, për ta mbajtur këtë mbyllur duke e futur grepin në një unazë.tevona – më vonë.sërë – radhë-radhë.famfare – vegla muzikore që shoqërojnë festën.defilonin – parakalonin.FjalorAbdylazis Islami (1930)Shkrimtar, gazetar, mësues, përkthyes. Ai ka një krijimtari të pasur letrare me poezi, tregime, romane e drama. Veprat e tij janë të shumta, por ndër më të njohurat përmendim: “Këngët e zgjuara”, “Era dhe vargjet”, “Mëngjesi në fshat”, “Soditje nga toka”, “Kujtime dhe ëndrra”, “Oaza”,“Gurgurina”, “Fatiana”, “Ujërat”.89
                                
   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95