Page 93 - Demo
P. 93
Ç’të thuash, o mik i dashur,Ne jemi fajtorë vetë,Që rrimë në tryezë të mardhurMe një kupë raki e një qepë,Që fjalët i zbrazëm të gjitha,Siç zbrazen pjatat me gjellë të varfër,Dhe heshtim si dy urithaTë dalë mbi arën e lagët.Ç’të thuash, o mik i ngratë,Ne jemi fajtorë të vetesPër heshtjen e tryezës së thatëKësaj pasqyre të jetës.Të lënë si dele të qethur me gërshërë,Gërshërë të vjetër krejt të pamprehur!Ç’tund kokën, o mik zemërgjerë?Kjo s’është aspak për të qeshur!...PASQYRAPara leximitDritëro Agolli është poet shumë i njohur për frymën popullore dhe gjuhën e thjeshtë të vargjeve. Poezia e tij shpesh i kushtohet jetës së përditshme të njeriut. “Pasqyra” është një përballje e njeriut me vetveten, përmes së cilës heroi zbulon gabimet e tij.të mardhur – ndiejmë të ftohtin, ngrijmë nga të ftohtit.kupë – gotë.i ngratë – i mjerë.FjalorDritëro Agolli (1931-2017)Poet, prozator, publicist dhe politikan. Krijimtaria letrare e tij është mjaft e pasur në poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash. Veprat e Dritëro Agollit janë përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe janë vlerësuar si nga lexuesit, ashtu edhe nga kritika letrare. Protagonist në veprën e tij është njeriu i thjeshtë e punëtor, malësori, fusharaku, tek i cili ndërthuren krejt natyrshëm filozofia dhe urtësia e popullit tonë. Veprat e tij më kryesore janë: “Hapat e mia në asfalt”, “Komisari Memo”, “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, “Pelegrini i vonuar”, “Njeriu me top”, “Trëndafili në gotë” etj.91

