Page 95 - Demo
P. 95


                                    ATDHENë poezinë e mëposhtme, Teodor Keko shtjellon dashurinë për atdheun përmes përjetimit që zgjon bukuria e tij.Vendi im i dhembshur me dimra të butë,Me pranvera mahnitëse që s’të lënë të vdesësh.Mendohem e mendohem: ne tyapo ti na zgjat ne jetën?Vendi im shpatullgrirë nga erozionet,Këmbëmbledhur në erërat e acarta.Ti jetove, zemra mbeti, e paepur,sfidante ndaj stinëve të kallkanta, të stërgjata.Vendi im, një ulli përjetësisht i gjelbërpas teje u dashurova verbërisht. Mrekulli kërkova, mrekulli gjetadashuria ime sytë e qindra brezave kish. STUDIM TEKSTI Kuptojmë poezinë 1 Lexoni poezinë dhe përgjigjuni pyetjeve:Kujt i kushtohet poezia?Gjeni në vargjet e saj shprehjet që tregojnë optimizmin e poetit.Zgjeroni me fjalët tuaja mendimin: “Ne ty apo ti na zgjat neve jetën?”Analizojmë poezinë 2 Zbuloni si e ka himnizuar natyrën poeti në strofën e parë?  3 Shpjegoni kuptimin e strofës së dytë, duke nxjerrë në pah mesazhet që vijnë nga historia. 4 Përshkruani ndjenjën e lartë të poetit në strofën e tretë. Me se lidhet ajo?Interpretojmë poezinë 5 Si e kuptoni metaforën në vargun: Vendi im, një ulli përjetësisht i gjelbër?Reflektojmë rreth poezisë 6 Nisur nga lloji i strofës dhe i rimës me të cilën është shkruar poezia, lexojeni atë duke i dhënë intonacionin e duhur.Gjuha e poezisë 7 Çfarë ndjesie sjell te ju përdorimi i përsëritur i përemrit im (vendi im)?Shpjegoni me fjalët tuaja kuptimin e fjalëve të mëposhtme. Shpatullgrirë: ______________________________________________________ Këmbëmbledhur: ___________________________________________________ Detyrë Gjeni poezi të tjera, kushtuar atdheut, dhe shpjegoni mesazhet që ato përcjellin.Para leximitFjalore paepur – që nuk thyhet a nuk lëkundet.të kallkanta – të akullta.sfidante – me qëndrim të guximshëm e mospërfillës ndaj kundërshtarit.Teodor Keko (1958-2002)Shkrimtar dhe publicist. Ka lëvruar gjini të ndryshme letrare, si: poezi, drama, novela, tregime të shkurtra. Përmes vargjeve të thjeshta, por kuptimplota, poezitë e tij rrokin tema universale, si dashuria, atdheu dhe natyra. Ndër veprat kryesore përmendim: “Loja”, “Lajmëtarja e vdekjeve”, “Pretenca”, “Shënimet e një gruaje”, “12 shenjtorë, një profet dhe disa njerëz”. 93
                                
   89   90   91   92   93   94   95   96   97   98   99