Page 96 - Demo
P. 96
FjalorPara leximitBëni një pemë mendimesh për stinën e pranverës.Vargjet e mëposhtme janë shkëputur nga përmbledhja poetike “Fije bari”, e autorit Uollt Uitman. Poeti flet me natyrën, e cila me pafundësinë, larminë dhe gjallërinë e saj i dhuron gëzim njeriut.THUAJA KËNGËS ME GËZIMThuaja këngës me gëzim për stinën e Jargavanit,Tregomë, o gjuhë, lirinë e Natyrës, ëmbëlsinë e jetës,…kujtimet e pranverës - luleshtrydhet e para;…………………………………………Sill prillin e majin-bretkosat tek kuakin në pellg-thëllimin,bletët, fluturat, trumcakun me ligjërimin e tij të thjeshtë,kaltroshin e dallëndyshen e shpejtë si shigjeta dhe mos harro qukapikun, me krahët e florinjta,mjegullën e qetë diellore, tymin fjolla-fjolla, avullin,insektet e imta nëpër erë me krahë të cergëta,vezullimin e ujravet me peshq në tokë, në qiellin e kaltër;Gjithçka në xixëllim e gaz - përrenjtë që rrjedhin,pyjet me panja që japin ëmbëlsi në ditët me acar të shkurtit,dëborën e tretur të marsit - shelgun që lëshon filiza të gjelbër e të verdhë.Erdhi pranvera!...jargavan – lule në ngjyrë vjollcë të çelët ose të bardhë dhe me erë të mirë.kuak – nxjerr një zë të çjerrë dhe të fortë.të cergëta – të holla.panja – dru i pyjeve malore. STUDIM TEKSTI 1 Çfarë ndieni kur lexoni këtë poezi? Gëzim. Trishtim. Mall. 2 Kujt i drejtohet poeti në dy vargjet e para? 3 Cilën kohë foljore përdor ai? 4 Shpjegoni efektin që krijon kjo mënyrë të shprehuri? 5 Shkruani fjalët që i përkasin fushës së biologjisë. 6 Cilat fjalë përdor poeti për të krijuar: melodinë e tingujve; larminë e ngjyrave; gjallërinë e natyrës? 7 Shkruani kuptimin e shprehjeve të figurshme. Çfarë figurash letrare janë ato? Stina e Jargavanit ________________________________________________________ Liria e Natyrës _____________________________________________________________ Dallëndyshet e shpejta si shigjeta ___________________________________________Detyrë Ktheni poezinë në prozë. Ruani fjalët kyçe dhe figurat letrare në tekstin tuaj përshkrues.Uollt Uitman (Walt Whitman, 1819-892)Poet amerikan, eseist dhe gazetar. I shquar për idetë e tij sa humaniste, aq edhe realiste, ai është quajtur “babai i vargut të lirë në poezi”. Në veprën poetike “Fije bari”, Uitmani himnizon të bukurën dhe vlerat universale. Ndër veprat e tij veçojmë: “Franklin Evans”, “Jeta dhe aventurat e Xhek Englit”, “Kujtime lufte” etj.94

