Page 97 - Demo
P. 97
FjalorMËNGJESIPara leximit“Mëngjesi” është një nga poezitë e përmbledhjes “Rubairat”, të shkrimtarit Omar Khajam. Poeti i thur vargje bukurisë së mëngjesit me freskinë dhe gjallërinë e tij. Zgjohu! Mëngjesi me shigjet’ e grisiperden e natës, Yjt’ i arratisi,dhe Dielli gjahtar me rreze kapiçdo majë mali, e pallati, e lisi.Mbi lulet po pikojnë vesë retë,Dhe me zë qiellor, bilbil’ i shkretë: Ah, Verë! Verë! Verë! Trëndafiliti lyp t’i skuqë faqezën e zbehtë.Shiko luadhe, lule, bukuriLumenj kristali, kronj e brohori;Nga Dimri ferr, Pranvera qiell na ndriti,gëzo mbi dhe, Parajsën me huri. Qesh trëndafili e thotë: “Lulëzonjdhe botës’ bukuritë po ia shtonj;Pastaj e hap kuletën e mëndafshtëdhe përmbi kopsht thesarin po e shtronj!”luadhe – livadhe.huri – bukuri. STUDIM TEKSTI Nëpërmjet shkallëzimit renditen veprime, mendime, objekte që ndjekin njëri-tjetrin sipas një organizimi shkallë-shkallë, që mund të jetë ngjitës ose zbritës. Në këtë poezi, vargjet: ”…mëngjesi me shigjet’ e grisi/ perden e natës, yjt’ i arratisi/ dhe dielli gjahtar me rreze kapi/ çdo majë mali, e pallati, e lisi” tregojnë shkallëzim zbritës. 1 Në këtë poezi, autori përshkruan: mëngjesin; muzgun; yjet. 2 Në strofën e tretë, poeti: fton lexuesin për t’u bërë pjesë e gëzimit të natyrës; përshkruan qiellin. 3 Cilat janë detajet e përshkrimit të peizazhit në këtë poezi? 4 Në cilën strofë është përdorur figura letrare e shkallëzimit? 5 Përcaktoni: llojin e strofave; llojin e rimës. 6 Recitoni poezinë dhe vlerësoni njëri-tjetrin për interpretimin. Detyrë Krahasoni detajet e përshkrimit të natyrës në këtë poezi me ato në poezinë “Thuaja këngës me gëzim”.Omar KhajamAstronom, matematikan, filozof dhe poet pers. Ka kontribuar në shkencë, duke qenë i pari që ndërmori zgjidhjen e ekuacioneve të shkallës së tretë në matematikë. Në letërsi, Khajam u bë i njohur me veprën “Rubairat”, të cilën e përktheu nga persishtja eruditi Fan Noli. Në rubairat e tij spikatin humori i hollë, filozofia e thjeshtë dhe jetësore. 95

