Page 98 - Demo
P. 98
Dëgjojmë Poetet e sotmeTakim poetikAdriatike LamiLuledielliLuledielli janë lulet e tokës sime,Rriten dhe mbijnë kudo si njerëzit.Kanë fytyrën e përditshme të diellit,Duke na treguar domosdoshmërinë e ekzistencës.Kurrë ndoshta s’i mbollëm në vazoVeç i kërkojmë në forma dhe ngjyratë ndezura. Aromat rreth tyre krijojnë ekuilibër.Sa bukur lëkunden nga erërat e mbrëmjevea shiu i rrëmbyeshëm, Më pas, dega e tyre përkuletsi këmbë fëmije i sapongritur në ecje.Dhe ne përditë e ndjejmë atë,në shijen e bukës, erën e jetës,Dot s’e kujdesim, e shtyjmë me bërryla kujtimi.Por ajo ka ngjyrën e diellitdhe formën e gruas, për të na thënë,se jeta është kaq e zakonshme.Luljeta LleshanakuNdërgjegje e gjymtuarLakuriq nateNdërgjegja jote e gjymtuarverbohet e përplaset në dritë!E tmerrshme të gdhihesh e të ngryseshme këtë shpend të zi në shpirt!Mimoza AhmetiZogj dimriJu zogj dimriBesnikë të diejve të rrallë të shkurtitZgjoni qiejt e ngarkuar me shiraPërlesheni me retë për hapësiraPuploshë të squllurNuk ju mposhtën rrufetë.Edhe në dimërS’i braktisët foletë!Flutura AçkaPritja Jote BiritUnë e lexoj pritjen tënde,Biri im,në ecejakën e paqetë,që mësuar të kam,se i lumtur është kush ka për të pritur.Por nëna është aty,më e brishta qenie femër,me posesionin e saj prej sentimentesh trazuar, krijesë e ndërtuar me çudinë e durimit,bëhet sy.Biri im,frymës m’i jep kuptim,e jetën ma dizenjon me dritë.Burri i vogël që hov me mature,e me t’bukurat revolta adoleshentet’i ikësh fëmijërisë, ti.Të mbetesh Bir, ti Bir,E tët’vijë era Njeri!Dëgjoni poezitë përmes zërit të shokut ose të shoqes suaj.Përse na pëlqen të dëgjojmë poezi?Poezia shijohet kur e dëgjon të lexuar nga dikush tjetër apo nga vetë autori. Dëgjimi më i mirë arrihet përmes interpretimit të saj.Këshilla për dëgjimin e poezisëDëgjojeni poezinë si një të tërë.Dëgjojeni më pas pjesë-pjesë, duke u ndalur në vargjet që ju pëlqejnë më shumë.Mendoni pse ju bën të ndiheni mirë.Përsëritini me zë vargjet pas recituesit.Futuni në atmosferën e dëgjimit përmes qetësisë dhe përqendrimit.Përgjigjuni pyetjeve që lindin pas dëgjimit.Përgjigjuni pyetjeveGjeni tematikën për secilën nga poezitë e mësipërme.Çfarë emocioni ju zgjon poezia “Luledielli”?Si e këshillon autorja birin e saj në poezinë “Pritja Jote”?Çfarë ndjesie provoni kur lexoni poezinë “Ndërgjegje e gjymtuar”?Çfarë ju bie më shumë në sy gjatë leximit të poezisë “Zogj dimri”?96

