Page 99 - Demo
P. 99
Organizoni një konkurs poezie sipas strukturës së mëposhtme. Lexoni poezi nga Lasgush Poradeci, Ali Podrimja, Visar Zhiti dhe Arjan Leka.Diskutoni rreth: brendisë së poezive që u lexuan; titujve të poezive; figurave letrare.Flisni rreth: mesazhit që përcjell secila poezi; mbresave që poezitë lënë te ju.Vlerësoni interpretimet e shokëve tuaj për të zgjedhur vendin e parë, të dytë dhe të tretë.Rreth poezisë Flasim1Për poezinë flasim si për një ndjesi që sapo e kemi provuar apo si për një eksperiencë tonën, gjithashtu edhe për mbresat që ajo na lë. Kur flasim rreth poezisë, secilit prej nesh i ndryshon mënyra se si i shikon gjërat. Pra, poezia ndikon te ne, lexuesit e saj.PËRSE FLASIM RRETH POEZISË?Poezia ka më shumë se një kuptim.Poezia lexohet dhe komentohet në mënyrë të tillë që të ndikosh te të tjerët.Për poezinë flitet në rreth.Krijoni atmosferën e duhur për poezi.Shoqërojeni atë me muzikë në sfond.Mbani përpara një libër të autorit.Gjeni një thënie nga Këshilla kur flasim për poezinëdikush që i shërben bisedës rreth poezisë.Ilustrojeni me shembuj.Thoni gjithmonë “Unë mendoj…” dhe lëreni mendimin të hapur.Shpreheni mendimin ashtu siç ju vjen. 97

