Page 10 - Demo
P. 10
8 Muzika 7MËSIMI2 Kujto dhe zhvillo më tej njohuritëDëgjo fragmentet muzikore. Çfarë kuptove nga dëgjimi i tyre? A kanë tingujt lartësi të njëjtë, apo tingëllojnë duke u ngjitur njëri pas tjetrit?Renditja e 8 tingujve njëri pas tjetrit në ngjitje dhe në zbritje quhet shkallë muzikore. Shkalla është ngjitëse, kur notat renditen nga më e ulëta te më e larta dhe zbritëse, kur notat renditen nga më e larta te më e ulëta. Shkallët janë dy llojesh, maxhore dhe minore. Shkallët maxhore tingëllojnë të gëzuara, të gjalla, të ndritura, ritmike, ndërsa shkallët minore tingëllojnë të ëmbla, të qeta, melankolike. Shkalla muzikore mund të formohet duke u nisur nga çdo notë muzikore, notë e cila emërton dhe shkallën muzikore p.sh.: Do, re, mi, fa, sol, la, si, do, quhet shkallë muzikore Do Maxhore. MësoSHKALLA MUZIKORE DO MAXHORE Kujdes! Fjala Maxhore shkruhet me shkronjën (M) e madhe, ndërsa fjala minore me shkronjën (m) e vogël. Por ato i identifikojmë edhe me shenjat + (Maxhore) dhe – (minore).Do Re Mi Fa Sol La Si Do2 Si La Sol Fa Mi Re DoC D E F G A B C2 B A G F E D CDOSI SILA LASOL SOLFA FAMI MIRE REDO DOPjesën muzikore të ndërtuar mbi notat e një shkalle muzikore e quajmë ndryshe edhe tonalitet.

