Page 12 - Demo
P. 12
10 Muzika 7MËSIMI3 Kujto dhe zhvillo më tej njohuritë Shiko me vëmendje figurën përbri dhe gjej ndryshimet në tastierë.Shkalla ka 8 nota muzikore ose 8 gradë. Gradët shkruhen me:a) shifra romake: I, II, III, IV, V, VI, VII, VIIIb) shifra arabe: 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8. Iton ton ton ton ton 1/2 ton 1/2 tonII III IV V VI VII VIII Toni dhe gjysmëtoniTon quhet largësia më e madhe ndërmjet dy notave fqinje. Gjysmëton quhet largësia më e vogël midis dy notave fqinje. Shkalla muzikore Do Maxhore përbëhet nga 5 tone dhe 2 gjysmëtone. Gjysmëtonet ndodhen në gradët III - IV (Mi – Fa) dhe VII - VIII (Si - Do), ndërsa tonet ndodhen ndërmjet gradëve I – II (Do – Re); II – III (Re – Mi); IV – V (Fa – Sol); V – VI (Sol – La); VI – VII (La – Si). Tastet e zeza, të cilat ndodhen ndërmjet tasteve të bardha, prodhojnë gjithashtu tinguj në ngjitje dhe në zbritje, me një largësi prej gjysmëtoni. Për shembull, tasti i zi midis notave Do dhe Re, prodhon një tingull më të lartë se Do dhe më të ulët se Re, e kështu me radhë të gjitha tastet e tjera të zeza.MësoGRADËT E SHKALLËS, TONI DHE GJYSMËTONI Kujdes! Në tastierë, midis notave Mi - Fa dhe Si - Do nuk ka taste të zeza. Kjo do të thotë që largësia midis notave Mi - Fa është gjysmë toni, po kaq është edhe largësia ndërmjet notave Si - Do. Do ReGjysmëtonimidis notaveDo dhe Re ton11 1 11 1/2 1/2ton ton ton ton ton tonIDoIIReIIIMiIVFaVSolVILaVIISiIDo

