Page 16 - Demo
P. 16


                                    14 Muzika 7MËSIMI5 Kujto dhe zhvillo më tej njohuritë Dëgjo kanonin “Frère Jacques” dhe përcakto disa nga karakteristikat e tij. Intervalet kanë një rol të rëndësishëm në studimin dhe në kuptimin e akordeve dhe janë të domosdoshme në shoqërimin, harmonizimin dhe në orkestrimin e vijës melodike të pjesëve të ndryshme muzikore. Në gjuhën e muzikës, bashkëtingëllimi i tri gradëve kryesore I, III, V të një shkalle muzikore quhet akord. Notat vendosen në pentagram njëra mbi tjetrën vertikalisht, duke formuar dy intervale terca. Në shkallën Do Maxhore, notat (Do, Mi, Sol) formojnë akordin Do Maxhor. Ai mund të plotësohet edhe me gradën VIII të shkallës muzikore. Akordi531 2 tonterca 1 ton + gjysmë toniterca Arpezhi, ndryshe nga akordi, formohet nga tingëllimi i njëpasnjëshëm i tri gradëve kryesore, të vendosura njëra pas tjetrës.Notat numërohen ose interpretohen gjithmonë nga poshtë-lart dhe njëra pas tjetrës. Arpezhi formohet nga gradët I-III-V-VIII të një shkalle muzikore. I III V VIII V III IArpezhiMësoAKORDI DHE ARPEZHIDo Re Mi Fa Sol La Si DoI II III IV V VI VII VIII Kujdes!  Bashkëtingëllimi i tri gradëve kryesore 1-3-5 të një shkalle muzikore quhet akord. Tingëllimi i njëpasnjëshëm i tri gradëve kryesore 1-3-5 të një shkalle muzikore quhet arpezh. Akordi dhe arpezhi mund të formohen edhe me gradën VIII të shkallës.  Nota ose grada e parë e shkallës muzikore i jep emrin asaj dhe akordit. Kjo notë quhet ndryshe tonikë.  Akordi dhe arpezhi formohen nga çdo notë muzikore. 
                                
   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20