Page 30 - Demo
P. 30


                                    28 Muzika 7MËSIMI12 Kujto dhe zhvillo më tej njohuritë Dëgjo fragmentin muzikor dhe shpjego ndryshimin ndërmjet notave.Në partitura të ndryshme muzikore shohim disa shenja të veçanta, të cilat vendosen para notës. Ato i ndeshim edhe në fillim të pentagramit, pas çelësave muzikorë. Këto shenja tregojnë tonalitetin e një pjese muzikore dhe quhen shenja shartimi. Tri prej tyre janë: diezisi, bemoli, bekuadri. Diezis Bemol Bekuadër Shenja diezis e ngre tingullin e notës gjysmë toni; bemoli e ul tingullin e notës gjysmë toni, ndërsa bekuadri e kthen atë në gjendjen e mëparshme.Si natyrale Si Do natyrale DoÇdo tast i zi i tastierës ka të njëjtin tingëllim kur e luajmë apo e këndojmë, por dy emërtime të ndryshme. Në ngjitje, notat muzikore emërtohen me shenjën e shartimit # (diezis) Do #, Re #, Sol # etj., ndërsa në zbritje, notat emërtohen me shenjën e shartimit b (bemol) Re b, Mi b, Sol b etj. Tingulli Do vazhdon të jetë i ngritur gjysmë toni.Tingulli Do kthehet në gjendjen e mëparshme (Do natyrale).Tingulli Sivazhdon të jetë i ulur gjysmë toni.Tingulli Si kthehet në gjendjen e mëparshme (Si natyrale).MësoSHENJAT E SHARTIMIT
                                
   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34