Page 36 - Demo
P. 36
MËSIMI34 Muzika 72A CB“GJUHA JONË, BAROT E TRËNDELINË”Dëgjo këngën dhe diskuto Kënga \nga poezia \emocional.Zgjerojmë njohuritë muzikore...Limos Dizdari lindi në Delvinë, në 7 shkurt të vitit 1942. Që i vogël, ai u dashurua pas muzikës polifonike dhe interpretuesve të mrekullueshëm të kësaj krahine. Instrumenti i parë, ku shprehu dashurinë e tij për muzikën ishte fizarmonika. Në Gjirokastër, ai mori mësimet e para të pianos dhe më pas vazhdoi studimet në Liceun Artistik të Tiranës dhe në Institutin e Lartë të Arteve. Limos Dizdari është një kompozitor me karakter të theksuar lirik. Ai ka shkruar disa vepra muzikore, si: “Koncert për piano dhe orkestër”, “Sonatë për piano”, romanca, sonata të frymëzuara nga poetët e shquar, Dritëro Agolli, Lasgush Poradeci, Ismail Kadare, por edhe muzikë filmash. Disa nga veprat e tij janë luajtur në vende të ndryshme, si: Itali, Spanjë, Norvegji etj. - I -Gjuha jonë sa e mir’,sa e ëmbël, sa e dlir’,mbetën thell’ o tek ajonjë bilbil dhe një shqiponj’.Zëri ëmbël dhe i fort’si kushtrim, o nëpër bot’.- Refreni -Tha një popull historinëdhe gjuhës i këndoi,gjuh’ e arbrit, gjuha jonëbarot e trëndelin’.Ti mban sot o në çdo shkronjë dëshirën për liri,gjuh’ e arbrit, gjuha jonëbarot e trëndelin’. - II -Gjuha jonë sa e mir’,sa e ëmbël, sa e dlir’,thell’ në zemër të çdo trimimbeti gjuha si kushtrim.Brez pas brezi ti kalon,si lirinë ty të mbrojm’.

