Page 46 - Demo
P. 46
MËSIMI44 Muzika 77 “E THOTË KËNGA ÇFARË KA ZEMRA”- 1 -Sot për ju thura un’ një këngë,nga Vlora e largët deri në bregdet,se kushdo fëmij’ zemrën e ka vënë,dhe kur flet zemra, nuk është e leht’.Ndoshta ti mua nuk më njeh,edhe emrin tënd unë nuk ta di.Le të këndojm’ ne një këngë të re,ku jemi bashk’ unë dhe ti.- Refreni -Si një dallëndyshe vjen e ndalet kënga,në Vlorën e dashur, atje në çardak.Dhe zbulon sekretet që ka zemra,zërat e fëmij’ve çelin si zambak.Kënga ime brenda ka male e kodra,ka detin e kaltër, diellin plot shkëlqim.Aty ësht’ dhe Vlora, ësht’ dhe Shkodra,jan’ të gjith’ fëmijët e Atdheut tim.Ta dish, ta dish,sa e bukur kënga e vendit tim! Koha Shtrirja e notave Gjatësia e notaveDëgjo këngën dhe diskuto Diskuto me shokët dhe shoqet për vendlindjen tënde, duke nxjerrë në pah karakteristikat e saj.

